“Bëjnë sikur do të zbulojnë Antarktikën e Veriut! Tallen me ne, me çdo kusht duan të mos votojmë!” Artan Fuga i thotë të gjitha

Rovena Cerka
Nga prof. Artan Fuga
Me çdo kusht duan të mos votojmë!
———————–
Fletët e votimit duhej të kishin qenë gati qysh një muaj përpara, të shtypura, të stivosura, gati për startim. Nëse nuk kishin emrat e kandidatëve për deputetë, atëhere do të duhej të kishte qenë gati formati. Si edhe logot. Jo të dikutoheshin tani. Ky është sabotim i zgjedhjeve! Pra ai që quhej template do të duhej të kishte qenë gati qysh para dy muajsh! Këta të komisionit marrin rroga të majme nga taksat tona dhe rrinë e flenë gjumë. Duhej të kishte qenë gati formati ku pastaj të shkruheshin emrat e kandidatëve rehat rehat.
Bëjnë sikur do të zbulojnë Antarktikën e Veriut!
Si nuk kanë turp që tani në mes fushatësh debatohet për logot kur Komisioni do të duhej ta kishte zgjidhur me vakt e kohë këtë çështje!!!
Bëjnë pjesë të fushatës edhe çështjen më banale, më karagjoze, më burokratike, më idiote, atë të fletës së votimit, të formatit të saj.
Tallen me ne. Na bëjnë lolo, na përqeshin, na nxjerrin gjuhën duke menduar kush rri çan prapanicën me turmën e këtyre lapangjozëve një herë në katër vjet. Cfarë bezdie!!! Mund t’i anullonim fare por çfarë t’i bëjmë. Prandaj bëjmë sikur i organizojmë, por në fakt i dhjesim!
Kjo është të tallesh me popullin, të bësh lolo elektoratin nga Roskovec në Budapest, nga Jugu në Veri, nga Shkami i Kavajës te Bjeshkët e Namuna! Cfarë talljeje me ne!
E kanë bërë fletën e votimi si çarçaf, si faqe gazete, si dikur në vitet 60 ende fëmijë i vogël shihja si milingona më dukeshin fituesit e lotos në ca fletë të mëdha si letër amballazhi për të mbledh peshk në pazar.
Të gjesh emrin e kandidatit tënd do të duheshin dy orë, të moshuarit të skualifikuar, ata që votojnë duhet të qendrojnë si në radhën e qumështit dikur. Nëse nuk zgjidhet!
Këta nuk janë në gjendje një fletë votimi. Hajde komision, hajde. Duhet ndërhyrja e ambasadorëve për të bërë një radhitje emrash në një copë letër.
A thua ka ndonjë filozofi të madhe! Gjëja më e lehtë në botë. Zgjidhet për jo më shumë se pesë minuta.
Nuk dini moooooo? Pikaaaaaaaa mjekraveeeeee! Cdo dizajnues i thjeshtë ua jep zgjidhjen në vend.
Për jo më shumë se 5 minuta, e them me përgjegjësi!
Por, nuk është fleta jo, duan që njerëzit me çdo kusht të përtojnë të shkojnë në votime!
Por, nëse njerëzit nuk marrin një orë në 4 vjet për të votuar le të qajnë pastaj katër vjet nga një orë në ditë për gabimin më të madh në jetën e tyre, që e përsërisin marrëzisht çdo katër vjet!
Le të zgjohemi ne që na marrin për budallenj të ndershëm, për idiotë që nuk kuptojmë nga jeta, për kafshë pune që nuk kemi as sy, as veshë, as gojë!
Share This Article
4 Comments
  • Kur ishte yt ate ne pushtet nuk kishte problem as me fletet e as me votimet.
    Na zgjonit me daulle qe ne mengjez dhe ti me saliun e co e sigurimsave te konveruar ne dhjerokrat e llapaqen,shikonit kush vje i fundit per te votuat qe ta vinit me rreth te kuq.

  • Fuga e ka sakte. Ramuti s’do votime. Pushtetin ai e ka te ndare, ka rene ujdi me Bashen e Meten.
    Ramuti s’do votime. Dhe po saboton qellimisht.
    Qelimi i kryebajges, i lulzimit, eshte t’ia hedhin sovranit kesaj radhe kur sovrani shpreh vullnetin e tij.
    Ta sabotoje shprehjen e vullnetit te sovranit.
    Se keshtu ruan, mban, pushtetin.

    “Tallen me ne. Na bëjnë lolo, na përqeshin, na nxjerrin gjuhën duke menduar kush rri çan prapanicën me turmën e këtyre lapangjozëve një herë në katër vjet. Cfarë bezdie!!! Mund t’i anullonim fare por çfarë t’i bëjmë.”

  • Pse merziteni o njerez?
    Mos valle ky Fuga i plasi barku per cilesine dhe drejtesine ne votime?
    Harrojeni,se si te votojme dhe si te mos votojme fare,fituesin nuk e caktojme ne me votat tona,por Rama dhe Basha,se ata jane hartuesit e listave te deputeteve e jo ne!
    Pra do votojme vetem ushtaret e tyre,qe do te thote se edhe po te mos votosh njelloj eshte!
    Qe jemi lolo eshte pak!
    Ne jemi DELE,se ulem kokat kur Rama dhe Basha na thane se i HAPEM LISTAT,kur ato jo vetem nuk u hapen,por bene sikur u hapoen!
    Se nuk behet deputyet ai qe votohet me shume nga popul;li,por ai qe eshte i renditur me lart nga kryetasri i partise ne liste dhe te tjereve m,e poshte edhe sikur te kene marre 2-3 fishin e votave te listuesdit me lart,nuk dehen deputet,se partia ka vene ne loje formulat e shumta,qe as Anshtajni nuk i zberthen dot!
    E ku qenka ketu lista e hapur?
    Ne vrime ne WC!
    Ne na cojne te votojme si delet ne grazhd,pa e ditur se ai “ushqim eshte i helmuar” me pare!
    Ne se Rama dhe Basha do ta ndjenin friken e votes pop[ullore,nuk do talleshin edhe tani ne fushate me njeri tjetrin,kur askush nuk jep llogari para popullit,por derdellitin me njeri tjetrin!
    Ju mendoni se do votoni deputetin qe doni?
    GABOHENI RENDE!
    Se keshtu ndodhi edhe ne zgjedhjet e tjera,por deputetet kurre nuk dolen e te japin llogari para votuesve per punen e tyre,por del e reciton vetem Rama!
    Pra deputetet nuk pyesin per votuesit,se ne liste qenien e tyre atje ua dine per nder vetem kryetarit te partise!
    Qe ketu fillon dhe mbaroi e ashtuquajtura demokraci!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *