Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Jam një qytetar që jam rrjepur deri në kockë nga kjo klasë politike. Besoj se të njëjtin fat kanë dhe shumica në këtë vend. Megjithëse vendi ynë është parë “me hatër” nga Zoti duke i dhuruar gjithë të mirat, me tokë e nëntokë të pasur me ujë, me det, përsëri ne jemi më të varfrit edhe në Ballkan. Pse? Sepse të babëziturit, të pashpirtët janë edhe sot në krye të vendit me vila luksoze, aksesorë dhe bizhu që bëjnë zili edhe sheikët. Kjo e keqe e madhe është ulur këmbëkryq, reziston, kundërshton, kërkon përmbysje, anarki që të shtyjë e të shtyjë për t’i shpëtuar ndëshkimit. Të gjithë shqiptarët të fyer shpresojnë që një ditë këta të pashpirt, këta që janë pengesë për vendin, të ishin mbrapa hekurave, vend të cilin e kanë bërë hak me kohë. Kështu fëmijëve tanë, nipërve e mbesave të mos ju shohin sytë ato që na kanë parë ne, por të jetojnë në një vend ku të sundojë ligji i barabartë për të gjithë dhe Shqipëria të ngrejë kokën lart. Nderime Dita! Ymerliu, Pogradec.
