Bejte për patriotët e stadiumeve

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Klodian Kapllanaj

 

Jesh i lodhur-më zu gjumi,

një ëndërr më trembi,

me ballistë mbushur stadiumi,

gola bënte serbi.

 

“UÇK” po ulërinin,

si trima ballistët,

për parulla-serbët s’pirdhnin,

dy na futën-pisët.

 

Shqipe zeza me qylafë,

ç’u rrëzua shtrëmbër,

ah ballista-soji i prapë,

humbët dhe në ëndërr!

 

Qafe dot si nuk i hoqe,

moj shqipe e mjerë,

se qenë trima për katoqe,

edhe atëherë.

 

Nejse-plaga do shërohet,

më dëgjoni mua,

me ballista-nuk fitohet,

nuk e kanë për sua!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *