Futbollisti anglez David Bekam do të jetë deri në fund të sezonit një lojtar i klubit francez të Paris Saint Germain. Mediat franceze e kanë komentuar blerjen e drejtuesve arabë të PSG si një lëvizje për të forcuar imazhin e klubit francez në arenën botërore.
Ndërkohë mesfushori anglez ritakohet sërish me Ancelotin dhe Leonardon, dy njohjet e vjetra të tij në kohën kur u transferua te Milani. Pasi t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, David Bekam do të firmosë një kontratë me PSG e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Leave a comment