Bekim Balaj: Tifozët e Rijekës më motivojnë

redaktor

Përpara ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, Bekim Balaj kishte lënë mënjanë egon personale duke theksuar se rezultati i skuadrës ishte më i rëndësishëm sesa goli i tij, por në fund Rijeka jo vetëm arriti të marrë një pikë ndaj rivalëve kryesorë këtë sezon, me një gol të Radosevicit në minutën e 94-t, por gjithashtu Bekim Balaj la dhe shenjën e tij në ndeshje duke shënuar golin e epërsisë fillestare në minutën e 29-n.

Trajneri slloven, Kek, vlerësoi së tepërmi lojën e sulmuesit të kombëtares shqiptare pas përfundimit të takimit, ndërsa vetë Balaj për mediat kroate theksoi se ishte tifozeria ajo që ndryshoi fatin e ndeshjes. Sulmuesi kuqezi u shpreh se tifozët e Rijekës janë fantastikë dhe mbështetja e tyre e motivoi më tepër. Balaj u shpreh i lumtur për golin, që ishte i katërti për të në kampionat, pas atyre të shënuar ndaj dy skuadrave të Splitit, Hajdukut dhe Rnk-së dhe ndaj Zadarit duke pasur një mesatare më të lartë se 0.5 gola për ndeshje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *