Bashkia e Shkodrës e ka shpallur aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiun, si qytetar nderi të këtij qyteti. Në autobiografinë e tij, Fehmiu, me origjinë nga Prizreni, rrëfen për një kohë fëmijërie të kaluar në këtë qytet, nga vendet e shumta që ishte jetuar.
Tre vjet pas vetëvrasjes, një delegacion nga Shkodra në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, mirënjohjen ia kanë dorëzuar bashkëshortes së tij, aktores së famshme serbe, Branka Petric.
Ajo ka thënë se ka qenë e befasuar dhe e lumtur për një shenjë dashurie që tregon ky akt.
“Ata që merren me art e dinë se kjo është një gjë pa kufij. Por, nga ana tjetër ai kishte ndjenja që i takonte popullit të tij dhe origjinës. Në librin e tij të dytë flet edhe se si kanë dashur t’ia ndryshojnë emrin, por ai ka refuzuar duke thënë se është emri që i kanë vënë prindërit. Mendoj se ai që nuk i do të tjerët, nuk mund të dojë veten në mënyrë të vërtetë. I ka dashur të tjerët, por edhe popullin e tij e sidomos familjen, që ka qenë e shenjtë”, thotë Branka Petric, bashkëshortja e Fehmiut.
Bekim Fehmiu, karrierën e tij në Beograd kishte arritur ta kalonte përtej kufijve e deri në filmat e Hollywood-it. Ka luajtur role në nëntë gjuhë me aktorët më të famshëm botërorë, por shumë pak në gjuhën shqipe./ TCH
Ky ka qen nje nder KOSOVARET ME te civilizuar,nje njeri qe duhet te na frymezoj te gjithve!
Fehmiun mundet ta shihje ne te gjitha rolet,por roli ne te cilin ngelet nga me te medhenjte te kinematografise,eshte ai i Ciganit dhe Tek Odisea!
Mendoj se reagimi ndaj tij, eshte shum me vonese!
Megjithse njeriut vlerat gjithnje i riten mbas vdekjes!
Bekim Fehmiu i madh, si artist dhe shqiptar, edhe pse ka punuar dhe jetuar ne Beograd
nuk mund te quhet “artist i famshem me origjine shqiptare.” Ai ka qene i tille pa pasur
nevoje te shkojme aq larg ne biografine e tij! Kur e nderojme figuren e tij nuk kemi pse e
vejme ne dyshim prejardhjen e tij te padiskutueshme. Familja e tij dhe veprimtaria e tij larg
Kosoves deshmojne se shqiptaria e tij nuk qendron me poshte se fama e tij. Ai ishte dhe
mbeti deri ne fund te jetes shqiptar!! Si i tille ai iben me te vertete nder shkodres dhe gjithe
kombit te vet!
Gazmir
Bekim fehmiu eshte aktor i madh. por perpara se Shkodra te beje qytetar nderi Z. Fehmiu duhet te beje
Migjenin
Ndre Mjeden
At Zef Pellumbin.
T&e siperpermendurit nuk kane asnje mirenjohje nga qyteti, nderkohe qe u jane dhene cmime Dasmaxhinjve si Bujar Qamili apo Myfarete Lazes
Shqiperia ka vite qe drejtohet nga qeveritare kafshe – ku kane kohe ata te nderojne artistet e medhenj shqiptare – kemi plote artiste me personalitet te perthyer si koz dushi qe per nje kafshe behet FERRE!!! Ate nderoi se fundmi mustaqja – roja i presidences
Eshte per te ardhur keq, si ka mundesi qe per kolose te tille, vleresimet behen shume vone, pse se bete sa ishte gjalle, si ka mundesi qe pushteti ne Shkoder nuk ka ndryshuar per 22 vjet dhe u kujtuan sot.