Besimtarët e komunitetit bektashinj kanë kremtuar sot Ditën Botërore të Ashures. Në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytet Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, në mesazhin e tij të urimit u bëri thirrje të gjithë besimtarëve bektashinj për më shumë paqe, dashuri, vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit.
Gjithashtu Kryegjyshi ka uruar edhe festën e pavarësisë.
“Po lëmë pas një histori të shkuar me gërma të arta. Brezat e shumtë të shqiptarëve do t’u jenë mirënjohës patriotëve dhe figurave historike që dhanë jetën për këtë komb. Ne do vdesim pa asnjë mëdyshje në gjurmë të baballarëve tanë. Të gëzojmë së bashku ditën e madhe të ngritjes së flamurit, zoti ju bekoftë kudo në familjet tuaja”- theksoi ai në mesazhin e urimit.
Dita botërore e Hashures është një ndër ditët e shënuara për besimtarët bektashinj, të cilët me anë të saj adhurojnë dhe i afrohen Zotit.