Belgjika hedh në gjyq Facebook-un

Dita

Rrjeti social “Facebook” është akuzuar se spiunon përdoruesit në Europë, njësoj siç bëri Agjencia Kombëtare e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Frederic Debussere, avokati që përfaqëson Komisionin belg të Privatësisë (BPC), është hedhur kundër themeluesit të rrjetit social, Mark Zuckerberg.

Sipas gazetës “The Guardian”, Belgjika ka hedhur në gjyq “Facebook”-un, nën akuzën e monitorimit të jo vetëm atyre përdoruesve që janë regjistruar, por edhe të gjithë atyre që pavarësisht se nuk kanë një profil, kanë qenë në kontakt me platformën amerikane.

“Kur u mor vesh që NSA-ja spiunonte të gjithë njerëzit e botës, të gjithë u mërzitën. Rrjeti social Facebook tani po bën të njëjtën gjë”, është shprehur Frederic Debussere.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *