Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët vjen nga shteti belg, i cili tashmë për të gjithë ata që jetojnë atje apo e vizitojnë këtë shtet, ka njohur lejen shqiptare të qarkullimit të automjeteve.
Njoftimi vjen nga Ministria e Jashtme, teksa thuhet se të gjithë shqiptarët që jetojnë apo vizitojnë Belgjikën, mund të lëvizin lirshëm me makinë me patentën shqiptare.
Ndërkohë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Belgjikë dhe kanë leje qëndrimi, duhet të paraqiten në komunë për t’u pajisur me leje qarkullimi belge në bazë të asaj shqiptare.
Më herët ishte Greqia ajo që njohu lejet e qarkullimit shqiptare.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë për #shqiptarët që jetojnë apo vizitojnë #Belgjikën! Më në fund #Belgjika njeh lejen e drejtimit të automjetit të lëshuar nga autoritetet #shqiptare ????

o.j/dita

O gazetar injorant! BELGJIKA ka me shume se 11 vjet qe i njeh dhe ben ndrrimin e patentes Shqiptare me ate Belge.