Qeveria e Belgjikës ka vendosur të që rikthejë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Deklarata u bë nga Sekretari i Shtetit të belgjikës për Migrimin dhe Azilin gjatë takimit me zv/ministrn e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea.
Theo Francken: Që prej vitit 2012, Belgjika ka një listë të vendeve të sigurta të origjinës. Azilkërkuesit nga këto vende kalojnë përmes procedurave të përshpejtuara dhe kanë shumë pak mundësi t’u njihet statusi i refugjatit. Kjo listë është përditësuar çdo vit nga Qeveria belge. Prej vitit 2012, çdo vit në vijim, qeveria ka përfshirë Shqipërinë në këtë listë.
Këshilli i Shtetit të Belgjikës ka vendosur që Shqipëria duhet të përjashtohet nga lista e vendeve të sigurta për vitin 2015. Këshilli i Shtetit e ka bërë më parë këtë në vitin 2012, 2013, 2014.
Qeveria belge gjithsesi nuk pajtohet me këtë vendim dhe, ashtu si në vitet pararendës, do ta përfshijë menjëherë Shqipërinë sërish në listën e vendeve të sigurta. Qeveria belge mbetet e bindur se Shqipëria, vërtet është një vend i sigurt dhe shqiptarët përgjithësisht nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Qeveria e Belgjikës dhe e Shqipërisë vijojnë bashkëpunimin shumë të mirë në çështje të ndryshme, përfshirë migrimin.
Ky vendim i Këshillit të Shtetit nuk sjell asnjë ndryshim në procedurën e azilkërkuesve shqiptarë, as nuk do të na ndalojë së kthyeri shtetasit me qëndrim të paligjshëm. Ne vijojmë rregullisht të kthejmë shtetasit shqiptarë me qëndrim të paligjshëm. Nëse nuk duan të largohen vullnetarisht, ata do të kthehen me forcë dhe ndaj tyre do lëshohet ndalim-hyrjeje. Vetëm gjatë muajve të fundit kemi organizuar disa fluturime të veçanta në Tiranë për të kthyer pas shtetas në fjalë, dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen.
