Belgjika është skuadra e radhës që siguron një biletë për në raundin tjetër të Kupës së Botës.
“Djajtë e kuq” kanë mposhtur Tunizinë duke shënuar 5 gola, kurse këta të fundit arritën të bënin vetëm dy të tillë.
Kjo fitore e ngjit Belgjikën në vendin e parë të Grupit G me 6 pikë.
Protagonistët e këtij takimi ishte Romelu Lukaku dhe Eden Hazard.
Ed Hazard ishte ai që hapi “festivalin” e golave, ku në minutën e 5-të ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga vetë ai.
Lukaku u fut në zonë 10 minuta më vonë me një diagonale të fortë në të majtë, e më pas ka goditur topin në rrjetë.
Reagimi i afrikanëve nuk vonoi me Bronn, i cili arriti të realizojë një gol falë një krosimi të Khazri-t.
Lukaku realizoi dhe golin e dytë dhe të tretin për Belgjikën, duke e dërguar skuadrën e Roberto Martinez me rezultatin 3-1 në dhomat e zhveshjeve.
Me rikthimin në fushën e blertë, Hazard realizoi dhe të katërtin për Belgjikën, ndërsa rrjeta e Michy Batshuayi në minutën e fundit të kohës së rregullt plotësoi “manitën” e Belgjikës.
Goli i Khazri-t në minutën e fundit të shtesës vulosi rezultatin 5-2.
https://youtu.be/tejct8yR1eo
s.a/dita

Jo vetem kaq, por eshte skuadra me elegante deri tani ne boteror . E sigurte dhe e vendosur, si duket , per ti shkuar deri ne fund.