Të paktën 16 persona janë arrestuar nga policia në Belgjikë në kuadër të operacionit antiterrorizëm.
Mediat vendase shkruajnë se asnjë prej tyre nuk është i kërkuari kryesor Salah Abdeslam, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në sulmet terroriste në Paris, ku humbën jetën 129 persona.
Megjithëse nuk ka informacione konkrete për sulme, niveli i alarmit mbetet maksimal në Bruksel. Në total policia zhvilloi 22 operacione gjatë ditës së dielën në Bruksel dhe Sharlerua.
“Kemi elemente të majftueshme për të thënë se kërcënimi është serioz. Jemi të ndërgjegjshëm se një vendim i tillë vështirëson jetën ekonomike dhe profesionale të belgëve, gjithsesi do të vlerësojmë sërish situatën të hënën”, u shpreh kryeministri belg Charles Michel. /Dita/
