Rezultatet e deritanishme mbi zgjedhjet legjislative në Belgjikë po nxjerrin fitues partinë nacionaliste Aleanca e Re Flamande, NVA. Rezultatet kanë entuziazmuar liderin e saj Bart De Wever, i cili ka deklaruar, se tashmë NVA është partia më e madhe në vend.
De Wever është shprehur para militantëve të tij, se do të ulet së shpejti në një tavolinë për të diskutuar në lidhje me krijimin e një koalicioni logjik për Flandrën. Ai ka theksuar gjithashtu se, interesat e Flandrës, NVA do t’i ruajë dhe gjatë negociatave për krijimin e qeverisë federale.
NVA është një parti nacionaliste që kërkon shkëputjen e Flandrës nga Belgjika dhe pavarësinë e saj.
Partia Socialiste ka dalë fituese në Valoni dhe është konfirmuar kryesimi i saj edhe në Bruksel me 26,58%. Negociatat për krijimin e koaliconit qeverisës federal pritet të fillojnë ditën e hënë.
