Kompania ajrore Belle Air ka zhdukur gjurmët e biletave që po ofron për fushatë për studentët dhe emigrantët, në këmbim të votës për Partinë Demokratike.
Ajo ka bllokuar sistemin e blerjes së biletave në këtë periudhë, pas akuzave që u ngritën ndaj kompanisë nga Partia Socialiste.
PS e ka akuzuar këtë kompani jo vetëm për situatën monopol të krijuar në tregun e fluturimeve, por edhe për lidhje me pushtetin aktual, në radhë të parë me kryebashkiakun Lulzim Basha.
Vetë kryetari i opozitës, Edi Rama, premtoi se do të ketë një qëndrim ndaj kësaj kompanie kur e majta të vijë në pushtet.
Belle Air hyri në tregun shqiptar pas ardhjes së Berishës në pushtet dhe arriti ngadalë të vendosë monopolin në fushën e fluturimeve, duke spostuar nga tregu rivalët e saj.