Belsh, tenton të vrasë vëllain me armë, në pranga 38-vjeçari

redaktor

Policia e Elbasanit parandalon një vrasje, duke arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Qëndrim Bali, banues në fshatin Trojas të Belshit. Bali u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri, automatik vëllain e tij shtetasin, R.Bali, 48 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë e zjarri automatik model 56 dhe një krehër me 30 fishekë model 56. Materialet i’u kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *