Bëmat e qeverisjes nuk kalohen me batuta

anazapta

“Ne nuk themi përralla”… Dakord! Eshtë një shprehje e gjetur e Edi Ramës! Natyrisht i referohet kundërshtarit të tij politik, por gabon pak Edi! Ato të Saliut nuk janë përralla, për ato të tij duhet patjetër të gjendet një epitet tjetë p.sh një fjalë diku midis brockullave dhe marrëzive. Mos të harrojmë që përrallat janë të bukura, të ëmbla, të zgjuara që tregohen nga njerëz me talent dhe të mencur. Me shembullin e mësipërm do desha të shprehja një shqetësim ndoshta të gabuar timin: mos është më shumë se sa duhet i butë kryetari i opozitës?

Unë them po! Ndërkohë që shpjegon shpesh e më shpesh rrugën që do ndjeki ai në lidhje me legalizimet, shëndetësinë, taksat, arsimin dhe ndonje tjetër, për korrupsionin duket se nuk ka impenjim maksimal. Shpesh herë bëmat e qeverisjes i kalon me batuta dhe shpejt, madje më krijon përshtypjen që për kryeministrin e ardhshëm ai konsiderohet një problem që mund të zgjidhet lehtë. Unë jam në merak, Edi ka qenë gjithmonë pasionant kur fliste per sistemin që duhej për të kufizuar dhe eleminuar këtë fenomen, por në këtë fushatë po e anashkalon.

 

Letër e nënshkruar: Endri Pano

Share This Article
2 Comments
  • PO NUK BERI DHE KY ATHERE SHQIPTARET O TE DEKLAROHEMI PUUBLIKISHT SE JEMI KAFSHE O TE SHKOJME NE ADRIATIK E TE MBYTEMI TE GJITHE PER SE TE ROJME PER TE QENE SKLLEVER PER TE CKYER NJERI TJETRIN ….POR DURIMI KA NJE KUFI

  • E quaj me vend shqetesimin qe ngre Endri Pano. Paraprakisht 8 vjet ne opoziten e drejtuar nga Edi Rama per shumekend do te jete shkolle dhe nje reference e gjate se si behet opozite ne kushtet e nje diktature fashiste me koperture “demokratike”. Buzerrudhesit le te tregojne nese pervec Llukashenkos te kete ngjashmeri me ndonje vend tjeter, psh perqendrimi i pushtetit ne duart e SRB-it. T’i perqendronte ne duart e veta per te miren e popullit, hajde de, po perqendrimi eshte bere dhe vazhdon te behet vetem e vetem ne favor te vetes, familjes se tij dhe te nje numri te kufizuar njerezish. Te tjeret jane skllever e bij sklleverish, jane “bereqaversa”.
    Po le te kthehemi te shqetesimi i autorit te shenimit te mesiperm. Pershtypja ime eshte se koalicioni ka kaluar, – jo pa ndihmen e ujkut te vjeter, SRB-it, – ne delirium triumfues, kur duhen edhe njezet dite fushate, per te mberritur te beteja e 23 qershorit. Ka tone estradeske here pas here, cka duket se elektorati tashti po shkon “drejt faktit te kryer”, drejt fitores. Po i hidhni nje sy se c’ngjet? Me KQZ gjysmagjel, me votues pa adrese, me emigrante qe iu eshte prere bileta ne Itali (me kusht f/kopjimin e votes), me sulme te perditshme ndaj opozites (jo verbale) dhe te pozites ndaj vetes per te bere “barazime”, me 12 “shefa” te sigurise e te rendit, te perkthyer ne “mjeshtra te medhenj” te manipulimit, me ushtarake te larte te liruar, me formular qe u shperndahen administrates, ku duan te dine (PD-ja) per rrethin farefisnor, shoqerite e miqesite (vetem per dashnoret dhe dashnorët nuk duan t’ia dijne, pasi respektojne lirite e te drejtat e njeriut), “qeveria hije” si rasti i Ngjeles, ka nisur te dale nga hija etj, etj.
    Mbase edhe ndonjehere e kam permendur ato 2-3 pikat e famshme te vajgurit mbi gjelle, sic pat bere Prof. Pllumbi (s’po e shohim as Keshillin e te urteve, as analize te deritashme te fushates ne kryesi etj) per projektkushtetuten e Saliut ne 1994 qe u rrezua poshte. Mungojne keto prononcime te thjeshta, te qarta, te prera per gjerat me kardinale dhe s’mund t’i bihet nga mengjesi deri ne darke “vrimes se takses”.
    Dinamika e fushates elektorale, qofte per rotacion, po ajo qe pretendojme per Rilindje, duhet vezhguar nga afer. Askush me teper se Saliu nuk eshte i interesuar per pompimin e euforise te elektorati. Eshte tjeter besimi i patundur per fitore e tjeter euforia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *