Ben Blushi: Berisha e bëri një herë në 1997, tërhiqeni është fatale

Elton Tafaruci

Deputeti socialist, Ben Blushi, i kërkoi opozitës të mbyllë sa më parë debatin e hapur nga ish-Kryeministri për armatosjen e popullit, duke e cilësuar fatal.

Sipas tij është e patolerueshme thirrja e Berishës sot, duke i kujtuar se e bëri njëherë në ‘97.

“E ka bërë njëherë, tani kam tre muaj që përpiqem tu provoj shqiptarëve se ku e çon marrëzia e një njeriu një parti, ky është rasti juaj sot. Për të mbrojtur Saliun po mbroni nevojën se hajde të armatosemi të gjithë. Po mirë, edhe Palokën ka 20 vjet që e njoh, je dakort ti që ai që të shet picat të ketë një pistoletë poshtë picës? Po ti Jozefinë je dakort kur shkon tek parukierja të jetë me pistoletë poshtë banakut, po ky Ristani se e kam pas shok dhe këtë, është dakort që kur hipën në taksi të ketë një pistoletë poshtë sediljes? Për çfarë vendi po flasim?” u shpreh Blushi

Duke argumentuar se banda ka pasur dhe do ketë, deputeti socialist tha nuk mund të mbrohemi prej tyre duke krijuar banda nëpër shtëpia.

“Shullazi nuk justifikon atë që tha Sali Berisha. Banda ka pas dhe do ketë. Por kjo nuk do të thotë që  të gjithë të mbrohemi nga bandat duke krijuar banda nëpër shtëpia. Të kesh një armë në shtëpi je një bandit padyshim” vijoi deputeti socialist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *