Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi është kërcënuar me “prerje koke” nga ekstremistë islamik në Shqipëri.
Nga burime të rezervuara, bëhet me dije se këta ekstremistë, kanë lidhje me grupin e imamëve që po gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Deputeti i PS-së, Blushi edhe herë të tjera ka qenë objekt sulmi nga element të caktuar të lidhur me rryma ekstreme islamike, madje edhe në seancat gjyqësore të imamëve të arrestuar, ai është përmendur me emër, për arsyen, sipas tyre, se ka sharë fenë islame.
Edhe gjatë senacës gjyqësore imami Genc Balla ka thënë se Ben Blushi ka folur fjalë shumë të pista ndaj myslimanëve dhe islamit.
“Nëse do të zbatohej ligji i Sheriatit, atyre personave që shajnë Allahun u pritet koka. Do t’u vijë radha dhe atyre”, tha i pandehuri.
Në lidhje me ngjarjen, Ben Blushi nuk ka dhënë asnjë prononcim, por ka lënë të kuptohet se Policia e Shtetit duhet të marrë masa.

Po si thoni ju ? Nga duhet ta kete marre kumtin Edi Rama per futjen e mesimit mbi fene ne shkolle , nga frika e nje kercenimi te tille , apo nga ndonje i misjoneve te fshehta ne dem te Shqiperise ? Ndaj dhe nen presijonin per prerje te kokes se tij ka bere leshimin e turpeshem , ” futjen e mesimit te fese ne shkollat shqiptare ” .
Cfare te duhet tashti partia.
Ruaj koken tashti tek shtepia.