Vehbiu: Ironike që kritikat për hasanizim i bën Blushi. Problemet reale, ekonomia dhe rendi

Bledar Lumani
JEPET CMIMI ARDIAN KLOSI - Publicisti, Ardian Vehbiu, fitues i cmimit "Ardian Klosi" me librin "Sende qe nxirrte deti" ne Festivalin e Librit dhe te Artit. Kjo ceremoni eshte mbajtur ne sallen "Unesco" ne Muzeun Historik Kombetar

Që Blushi ngrihet tani të denoncojë, jo pa pasion letrar, një shembull flagrant të partitokracisë në veprim, si ky i Halilajt në Kukës, tingëllon disi ironike, në rrethanat kur i njëjti personalitet i PS-së, pak ditë më parë, u ankua sërish me të madhe për mangësitë e jetës partiake brenda PS-së – shkruan publicisti i njohur Ardian Vehbiu në blogun Peizazhe të Fjalës.

Vehbiu replikon me një shkrim të deputetit kritik botuar sot në media ku ai flet për “hasanizim të Rilindjes”.

“Duke lexuar ato që thotë Blushi, por edhe duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri, njeriu fillon të vetëdijësohet se partitokracia vërtet është parazitim i partive politike në kokë të shtetit, por edhe se viktimat e para të këtij parazitimi janë partitë vetë; të cilat vijnë e shndërrohen në krahun politikisht të armatosur të atyre pak krerëve, të cilët ushtrojnë pushtetin në vend ose përpiqen t’ia marrin atë njëri-tjetrit – shkruan Vehbiu.

Ai shton se mënyra si po prezantohet politika në këto zgjedhje lokale tregon se partitë politike rrezikojnë seriozisht ta humbin thelbin dhe misionin e tyre.

“Le të mbajmë këtu parasysh që ky gjakim i ethshëm lidhet, para së gjithash, me akumulimin dhe rishpërndarjen e parave, në rrethanat kur ekonomia shqiptare po prodhon shumë pak dhe shumë keq; dhe ku shqetësimet e rendit publik, përfshi këtu edhe korrupsionin, mbeten të pleksura ngushtë me vetë ushtrimin dhe riprodhimin e pushtetit – shkruan Vehbiu

Blushi i referohej në qëndrimet e tij të sotme kalimit të kryebashkiakut të Kukësit, Hasan Halili, nga PD te e majta.

“Hasanizim do të thotë të kalosh nga një parti në tjetrën pa pasur asnjë besim as tek partia e vjetër dhe as tek partia e re. Hasanizim do të thotë të jesh gjithnjë në pushtet. Hasanizim do të thotë të mos besosh në asgjë. Në asnjë vend dhe asnjë qytet.

Hasanizim do të thotë që gjithçka mundet dhe gjithçka duhet, pavarësisht se a mundet. Hasanizim do të thotë të mos kesh as dje, as sot dhe as nesër. Hasanizim do të thotë që kurrë të mos vish, por të presësh dhe të rrish. Hasanizim do të thotë që partitë nuk kanë asnjë dallim dhe qeveritë, kur ndërrohen, nuk sjellin asnjë ndryshim”, shkruan Blushi.

 

**********

Vehbiu i plotë: këtu

Blushi i plotë: këtu

Share This Article
29 Comments
  • Po si ky rast i hasanizimit kemi z,kryeministrin peleshi qe nga pd…ja tek ps vetem per te vazhduar karjeren e per te pas pushtet!
    Klasa politike klanore,nuk ka qellim drejtimin e politika te qarta per zhvillimin e standartizimin e nje standarti per popullin,por per interesat klanore te nje grupimi te caktuar per pushtet e hegjemoni,prandaj edhe populli nuk u beson me qofte te djathte apo te majte!
    kta te studjuarit tashme i futen politikes si nje biznez per ta por jo per ti dhen dicka shoqeris se kalbur e te korruptuar klanore qe ne kte rast viktime esht qytetari i thjesht,qe harxhon kohen e beson tek kta politikan te deshtuar totalisht ne raport ndaj qytetarit!
    Natyrisht ka nga kta qe jan te lekundur ne bindjet e tij politike,por qe duhen seleksjonuar,per arsye se populli i kan dhen besimin si te djathte e jo te kandidoj si i majte kur ktu del bllof vota e verdikti i popullit!

    • Qenke fare torobello or ti! Po Niko Peleshi nuk ka qene ndonjehere me pd mor dordolec. Ai ka qen kryetar bashkie i PS ne Korçe, apo pjerdh nga goja ti dhe i hedh ne tastiere. Te thuash per Meten qe bashkepunoi me Salen edhe mund te hahet. Apo te thuash per vet Ben Blushin dhe Edvin Ramen qe kane filluar nga PD-ja edhe mund te pranohet, sikunder dhe rasti i Xhuvel bujkut, por jo per Peleshin.

    • beno
      mos i merr gjërat ashtu thjeshtë e thjeshtë!!
      me të vërtet blushi godet hasanin dhe hasanizmin,POR mos harro se hasanin e pret dikush dhe hasanizmin e nxit dikush!!
      po të bësh pyetjen për këto të y veçoritë që unë të thash më sipër!?
      do të të përgjigjesha AI QË DO TË RRIJË PATJETËR NË PUSHTET!!
      AI QË BËRI LIDHJEN Ë TË NDYRËlidhjen me ilir metën!!ai që është në krah të hasanit!!
      ai tipi që nuk do të bëhet si zvicra e gjermania por i mjafton ëndërra adoleshenciale për të qënë si TALIONËT. ai pa ndonjë ndryshim të madh nga saliu po përpiqet të kapë gjithë pushtetet!!
      ka shumë shance të kapi shumicën e administrativit,tiranën e ka të parën detyrë(po kapi atë ka kapur gjysmën),pastaj ec e mbaje!!
      shpresojmë që të mos vrasë si saliu të paktën!!shpresë tjetër harroje!!
      në TV ke për ta parë më shpesh se saliu!idiotësira ke për të dëgjuar më shumë se prej saliut!!
      e vetmia gjë ë do të tregojnë këto zgjedhje do të jetë injoranca jonë si popull!!
      injorancë që nuk e kupton se jemi ne që duhet ta kemi forcën dhe jo politikanët!
      se nuk është e thënë që të votohet vetëm saliu dhe rama,meta në mes tyre!POR tu jepet vota partive të shkëputura nga koalicionet e mëdha!
      mos voto askënd ose voto BARDHË!!

      • Populli esht ai qe sot per sot genjehet me nje thes mjell e nje pjat makarona pra populli ka humbur forcen,qe vendos se cilin politikan kerkon ai me voten e tij,megjithse vota esht nje mjet ka then hrushovi qe tregon gjoja demokracin por qe vota vendoset gjithnje nga maniulatoret dhe katrigaret e paguar te pushtetit?
        Ne perendim gjithnje fiton ai qe programi i tij ka sjell zhvillim,mireqenje pune dhe kandidati kundershtar del si forme per ti then popullit se fitoj vertet ajo alternative qe solli kete zhvillim e mireqenje,por jo se votuesit nuk votuan per te!
        Pra esht ekonomia qe ai qe kupton politik nuk kerkon ndryshimin vetem kur ekonomia nuk ecen atehere duhet ta pranoj edhe humbjen edhe ne rast se votuesit votojn per te kshu luhet loja ne politike.?
        Problemi i metes mes rames solli nje mosbesim tek te gjith ata qe e besuan ramen ne 21 janar dhe besoj se do te ndikoj shum ne vazhdimsin e tij si kryeminister i vendit ne zgjedhjet e ardhshme sidomos kur flitet per integrimin e europen e ktej jep leje ndertimi xhamiash !
        Europa shef mbyll njerin sy di ti dalloj ata qe luftojn per pushtet me ane te nacionalizmit kur shum mire parate e xhamis mundet te ndertoj nje fabrik e te punsoj shum qytetare qe nuk presin bekimin e allahut sidomos kur ne krye kemi nje kryeminister socialist e te krishtere!

        • Hasanizmi,xhuvelizmi,islamizmi (kastrioti), çilizmi etj, është dukuri gjithëpërfshirëse në politikën shqiptare. Hasanizmi ose mungesa totale e moralit politik ka përfshirë partitë politike nga kreu në fund,nga lidershipi te ata eunukët dhe oborrtarët e përjetshëm të bazës! I pari vjen hasanizmi pastaj kanceri! I dyti është prapë hasanizmi pastaj SIDA! I treti është prapë e prapë hasanizmi pastaj statistika e krimeve! E me radhë. Të gjitha kanë hasanizmin në krye ose deformimin e rëndë të shqiptarizmit të vërtetë! Virtytet tradicionale të mbijetesës së shqiptarëve janë infektuar nga hasanizmi dhe vaksina e kurimit ende nuk është zbuluar. Madje edhe vaksinat ekzistuese janë të vaksinuara po me “vaksinën” e hasanizmit! Idealizmi dhe shqiptarizmi janë sot ishuj të vetmuar si ai i Robinson Kruzo-së. Madje, madje aq e keqe është epidemia e hasanizmit saqê po flitet se ka gjeneruar edhe si mutacion hasaneshash! Palmat e famshme të Mesilës, sot, nuk e di por po riquhen “hasanesha” e për më tepër akoma leshin e famshëm të Jozit e kanë riemërtuar “leshi i hasanëve dhe i hasaneshave”. Sa për dijeni një grup studjuesish të Akademisë së Shkencave po krijon fjalorin enciklopedik për të gjithë gamën e jashtëzakonshme të fjalëve të lindura nga mutacioni i hasanizmit dhe hasaneshave. Nxitoni ta siguroni që nga hasanizmi vehten të mënjanoni ! Por mos harroni se hasanizmi ka vetëm një kurim,- shqiptarizmin e më të mirëve të kësaj toke,dje dhe sot! Nderime!

    • Esse-ja e Blushit për “hasanizmin” është një Manifest spastrimi dhe katarsisi i të gjithë politikës shqiptare! Janë plot e përplot me Hasanë e Hasanesha! Hasanizmi i ka prekur të gjitha partitë politike. Hasanizmi është më i rrezikshëm se armët kimike e bakteriologjike! Shqiptarë në të gjitha anët e kombit shqiptar,- bashkohuni kundër hasanizmit ! Sot Ben Blushit i është bashkuar dhe e majta Europiane!

  • Vetem “Hasanizmi”???kjo eshte vetem nje faqe e medaljes.Cfare te thuash per listen e buzequmshtave qe do te jene ne Keshillin Bashkiak, nese do te fitojne keto zgjedhje lokale..Po ku po e çojne kete vend keta njerez te papergjegjshem dhe te etur per pushtet..mjere ky popull…

  • filloje nga vetja……mere me rralle pandeli majko, ilir meta , ben blushi etj etj, qe nga 1990 -2015, 25 vjet fytyrat tuaja
    eshte thenia lapidar e NAMIK HOTIT qe vetem pushka ju zbret ju nga kali
    Kjo eshte per te gjithe politiken shqipetare, ti ke kap hasanin qe jeton atje ku rruan koqet shejtani…………………….ne TIRANE BEN BLUSHI fol ku eshte bordello shqiptare.

  • perse nuk fole ti ben ,kur ai fatos leshi zgjodhi bamir topin presindet nje ,per se nuk fole kur kaq islami shkoj me pd dy ,perse nuk fole kur asllan dogjani shkoj me pd ,keshtu qe te ka ardh edhe ty dita te shkojsh ne p.. te s…s se bashku me pd.

  • Mire per hasanin e Kukesit, por nese ky shkrim do behej per Shkodren cfare do shkruante Blushi, qe u “ketibazhdarizua” Shkodra, qe standarti Rilindjes ka rene apo e kunderta?

    Dua te them se nje rast negativ si ai i Hasanit nuk mund te pergjithesohet se ashtu i pelqen Blushit te nxjerre konkluzione.

    Ky eshte problemi me Blushin , qe germon ne plehra dhe pastaj thote se gjithcka eshte pleh dhe kjo eshte e pandershme.

  • Cuni Kicos, mos fol per hasanizem, se para hasonave, ishin benet e ramizit, qe shkuan nga i urdheruan.
    Mos harro se e dime, qe ne fillim ishe zari frrok cupit, por kur partia beri thirrje qe te ndaheshit ne menyre te barabarte, tek partite qe duhej te mbanin pushtetin, sipas Katovices, to bere nje hop dhe zure vend prane tos bixhozxhiut.
    Prandaj mos akuzo hasonin.

    • leji me kto komente pa krype….mos u merr me historine e Benit, shife ihere c’fare do me thone dhe menohu jane te verteta apo jo…mos fol kot..

  • Ndersa Blushizim do te thote qe te rrish tere jeten deputet dhe te teorizosh pallavra me laps ne dore.

  • Dhe kadiu i mehqemesë,
    Që rri sipër sixhadesë,
    Edhe shehu i teqesë,
    Ja di kimenë parasë…
    Dhe pashallarë, bejlerë,
    Edhe avamë të tjerë,
    Për para apënë krerë,
    Ja di kimenë parasë…
    Kadiut, t’i rrëfesh paranë,
    Ters e vërtit sherianë,
    Për para se ç’e shet t’anë,
    Ja di kimenë parasë…”

  • Vehbiu ka per te bere promovimin e librit te fundit dhe prandaj i duhet te bie pak ne sy neper media.

  • ironia e prof, vehbiut qe sot ben me te verteten e deputetit Blushi se flet per shtresen qe jetojne ne skamje e me shprese te humbur ,
    ironia me te verteten e BLUSHIT,nuk eshte gje tjeter , vecse mjerim i filizofise se ketij njeriu te deshtuar, qe komenton per gjthe seren e pasuruar dhe mbase ku ben pjese edhe vete,
    ajo eshte te besh ironi me jeten aktuale te popullit te varfer , pasi politikat e zgjedhjes se hasaninisteve na coji ne kete pushtet qe 25 vjet na rrenoji me keq se sa politika e enveristeve,
    ku politikat e hasanhisteve me diploma te blera i beri ministra dhe shkaterroji pasuri miniera mineralesh e puse nafte, ku i ktheu ato si pasuri per perfitime pushtetesh, qe prodhoji maskarada si gerdec, patosmarinz e vjedhje vetem 200 milion euro te rruges se kombit,e tani heshtje per jeten ne marinze.

    • VR ! @@@/@@@ Hasanizmi,xhuvelizmi,islamizmi (kastrioti), çilizmi etj, është dukuri gjithëpërfshirëse në politikën shqiptare. Hasanizmi ose mungesa totale e moralit politik ka përfshirë partitë politike nga kreu në fund,nga lidershipi te ata eunukët dhe oborrtarët e përjetshëm të bazës! I pari vjen hasanizmi pastaj kanceri! I dyti është prapë hasanizmi pastaj SIDA! I treti është prapë e prapë hasanizmi pastaj statistika e krimeve! E me radhë. Të gjitha kanë hasanizmin në krye ose deformimin e rëndë të shqiptarizmit të vërtetë! Virtytet tradicionale të mbijetesës së shqiptarëve janë infektuar nga hasanizmi dhe vaksina e kurimit ende nuk është zbuluar. Madje edhe vaksinat ekzistuese janë të vaksinuara po me “vaksinën” e hasanizmit! Idealizmi dhe shqiptarizmi janë sot ishuj të vetmuar si ai i Robinson Kruzo-së. Madje, madje aq e keqe është epidemia e hasanizmit saqê po flitet se ka gjeneruar edhe si mutacion hasaneshash! Palmat e famshme të Mesilës, sot, nuk e di por po riquhen “hasanesha” e për më tepër akoma leshin e famshëm të Jozit e kanë riemërtuar “leshi i hasanëve dhe i hasaneshave”. Sa për dijeni një grup studjuesish të Akademisë së Shkencave po krijon fjalorin enciklopedik për të gjithë gamën e jashtëzakonshme të fjalëve të lindura nga mutacioni i hasanizmit dhe hasaneshave. Nxitoni ta siguroni që nga hasanizmi vehten të mënjanoni ! Por mos harroni se hasanizmi ka vetëm një kurim,- shqiptarizmin e më të mirëve të kësaj toke,dje dhe sot! Nderime!

    • Te gjitha mire i ke, vec qe Vehbiu eshte pasuruar, ate s’ma merr mendja. Vehbiu eshte si i themi nje shprehje andje nga Korça “Kripe ne bythe”. Shko shikoja nje here blogun ku lyp lemoshe dhe kerkon ndonje lek nga ata qe ja lexojne dokrrat.

    • Vehbiu esht nje nder te paret qe ka shum dijeni per identitetin ton nacional,njeri e gjuhetar i gjuhes shqipe,inteligjent,parimor dhe patriot i civilizuar dhe nuk kemi as me te paktin dyshim qe ka ndjenja urejtje ndaj krishterimit e historis se te kaluares,qe ai e ka studjuar shum me mir se kushdo ne shqiperi!
      Postin e presidentit e ka hallal dhe do ta perkrahja me kenaqsi!
      Adrian respekt te jashtzakonshem per kenaqsin qe me jep ne letrat e shkrimet e tua kur i lexoj!

      • Hasanizmi është si ne ballistat, vdes duke bashkëpunuar me çdo pushtues pushteti !

      • Hahahahaha, hajde delir hajde. Ti mire e ke, katunit Shqiperi edhe Vehabi i duhet kryeplak edhe mas ketij sakatit qe esht tashti ju ka marre lumi me kuç e me maç

      • beno maje lart se na vrave a derbardhë!!
        me të vërtet e ke lali??shpresoj se e ke me ironi se përndryshe do ta quaja budallallëk,fetishist bythlëpirës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *