Deputeti Ben Blushi akuzoi nga foltorja e Kuvendit krerët e dy partive kryesore në vend se po e çojnë drejt dështimit reformën në drejtësi me paaftësinë e tyre.
“Mundësia e një kompromisi për reformën në drejtësi, jemi më larg se çishim para një viti e gjysëm kur ajo filloi, jemi më larg se çishim para një muaji, një jave, më larg se para një dite dhe një ore për fat të keq.
Nuk dua të bëj profetin, por me sa duket reforma në drejtësi është shumë afër dështimit.Kush janë pasojat e kësaj sot, ka një mosbesim më të madh mes klasës politike pas 25 vjetësh protagonizëm negative, ka një mosbesim më të madh në mundësinë e kësaj klase politike për të marrë vendime strategjike, ka një përçmim kam përshtypjen nga komuniteti ndërkombëtar sesa aftësi ka kjo klasë politike për të zgjidhur një çështje jetike për Shqipërinë dhe ka neveri nga shqiptarët për një klasë politike që nuk ka mundësi të marrë një vendim që në fund fare i lehtëson cilësinë e jetës qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Nëse reforma në drejtësi nuk kalon, në këtë sallë ndoshta nuk ka për të ndodh asgjë, por çështja është kush është kostoja dhe kush e paguan koston e mungesës së drejtësisë në Shqipëri”, tha Blushi.

po ky njeri, nuk ka turp fare, mire se nuk ka asnje lloj mardhenje apo kontributi, ne lidhje me reformen, por del dhe na ben profetin. fuck ben blushi, bashke me librat e tu
Pse gjithe kjo merakosje “profetesh” ne prag te reformes? Skeptik ne deshtimin e saj u tregua para dy ditesh edhe Bracja (ne fuckb… e ku tjeter), keshtu qe, aty ku ka ze nuk eshte fare pa gje.
Me sa duket, reforma ashtu sic u nis, ashtu dhe do bitiset. Si me kompromis hibrid (bastard), po ashtu dhe pa kompromis. Nje reforme qe priti tre vjet te vinin “engjejt” pertej oqeanit per ta reformuar, s’eshte aspak cudi te mos miratohet.
Z. Blushi, se kush do e paguaje koston e drejtesise se shtrember nuk eshte “ceshtje”, por nje praktike e njohur pune, e atyre qe kane dashur, e kerkojne akoma te pasurohen ne kurriz te te pambrojturve. Si te miratohet reforma, si te mos miratohet, kjo nuk do te permbushe pritshmerine e larte qe kane te interesuarit. Pse jo? Sepse faktoret kyc te padrejtesise, nenkupto “yjet ne ngjitje dhe ata ne zbritje”, nuk ka se si dhe nuk mund te jene pjese e nje pale kontaktuese per kompromise ne favor te atyre qe e kane vuajtur padrejtesine. Duhej te ishte vullneti ne kohen e duhur i politikes, dhe jo medoemos nderhyrja e faktorit te huaj, ajo qe do te rezultonte vendimtare ne krijimin e shtetit te se drejtes ligjore.