Ben Blushi: Të hapen kutitë e referendumit

Elton Tafaruci

Deputeti i PS, Ben Blushi ka kërkuar të hapen kutitë e referendumit, pas të cilave sipas tij qëndoron keqqeverisja.

Deputeti socialist sqaroi se personat që në zgjedhjet e vitit 2009 u futën në grevë urie duke i kërkuar ish-Kryeministrit Sali Berisha të hapte kutitë, tani kanë mbushur vet kutitë në zgjedhjet brenda PS.

“Ne do ankohemi për të hapur kutitë. Ka ardhur koha që ata që shkuan në greve që i kërkuan Saliut të hapte kutitë. Në atë kohë unë kam thën që kutitë të happen, po Rama të mbajë përgjegjësinë  e humbjeve. Pavarësisht se unë nuk kam ndryshuar qëndrim ata që shkuan në grevë urie për hapje kutish, sot duhet të skuqen që kanë bërë të njëjtën gjë brenda PS, kanë mbushur kutitë. Ata që kërkuan hapjen e kutive nga Saliu kanë mbushur kutitë sikur të ishin aleatë të Sailut brenda PS”  deklaroi deputeti socialist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *