Vargje të nënshkruara,
Bujar Karagjozi
Seç këndon bilbili
O ftua më ftua
Studion njerëzimi
Vjershat mal të tua.
Flet për Sali Horrin
Që solli zeherin
Lartësoi zogollin
Mbretin zemër-sterrin!
Kujto pak “malokun”
“Shok” Ramiz Alinë
Po ashtu “Çakmakun”
Hekuran Isanë.
Mos harro Hrushovin
Po dhe Katovicën
Ramiz-Gorbaçovin
Përçanë shumicën.
Kujto pak 1 Majin
Festën me piknike
Qysh në ’90-ën
Me qofte-simite!
Kujto 2 Korrikun
Në koh’ të Ramizit
Bënë mik armikun
Ngushëllim fashizmit!
Liruan nga burgjet
Këlyshët-ballistë
Vjedhësit-hajdutët
Si edhe zogistët!
Kujto lukuninë
Që hoqën Enverin
Dogjën Shqipërinë
Prunë korrupsionin!
Kjo ësht’ e vërteta
Që sot ne pohojmë
Prapa shkon shigjeta
Sukseset mohojmë!
