Emile Ratelband , shtetas holandez shprehet se ndihet i diskriminuar për shkak të moshës së tij.
Ai është 70 vjeç por thotë se ndihet si 45. Prandaj ai gjeti një zgjidhje për këtë!
Emile iu drejtua gjykatës duke bërë një kërkesë për të ndryshuar të dhënat në kartën e tij të identitetit. Ai dëshiron që data e tij e lindjes e cila është 11 mars 1949, të ndryshohet dhe të bëhet 11 mars 1969.
“Ndihem i diskriminuar prej moshës sidomos në faqet online. Në ‘Tinder’, kur shkruaj që jam 70 vjeç, nuk më kthen njeri përgjigje”, shprehet holandezi.
Emile pretendon, që sipas mjekëve, ka trupin e një 45-vjeçari edhe pse është baba i shtatë fëmijëve. Ai e konsideron veten një “trajner pozitiviteti“.
Gjithashtu 70-vjeçari ka shkruar 12 libra, si dhe njihet për oratorinë e fjalime frymëzuese.

j.l./ dita
