Bën ulje të detyruar avioni i linjës Tiranë-Athinë

Dita

Mediat raportojnë se është konstatuar një problem në avionin e linjës Tiranë-Athinë.

Sipas tyre, pasi avioni është ngritur nga toka, në kroskot është ndezur një llambë që tregonte se diçka nuk shkonte.

Për këtë avioni ka bërë ulje të detyruar.

Pas kontrollit teknik ka rezultuar se gjithçka ka qenë në rregull dhe avioni është rinisur drejt Athinës.

Përfaqësues të kompanisë të kontaktuar nga DITA përgënjeshtrojnë lajmin e përhapur se është hapur dera në ajër.

Sipas tyre, ulja bëhet në ato raste që e kërkon piloti dhe është një procedurë rutinore. / DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *