Shërbimet sekrete greke kanë ndaluar 6 persona, të cilët dyshohen se janë anëtarë të grupimeve radikale dhe ekstremiste xhihadiste.
Sipas medieve të vendit fqinjë, 6 personat e ndaluar janë me origjinë siriane dhe u arrestuan në vendin e quajtur Faliraqi të Rodosit, një ndër zonat më të frekuentuara prej turistëve në ishullin grek të Egjeut.
Autoritetet konfirmojnë ndalimin e të dyshuarve, por deri tani nuk japin detaje për llojin e operacionit.
Burime lokale thonë se, të arrestuarit u denoncuan prej myslimanëve të tjerë që jetojnë në zonë, pasi sipas tyre ata predikonin xhihadizmin dhe bënin thirrje për “luftë të shenjtë” kundër të pafeve, siç i quanin ata banorët vendas dhe turistët e shumtë të ishullit.
Emigrantët myslimanë që jetojnë në zonë njoftuan policinë, duke njoftuar se të ndaluarit, por edhe emigrantë të tjerë që ende nuk janë arrestuar u bënin thirrje për xhihad dhe rrëmbim armësh, por ende nuk dihet nëse autoritetet parandaluan ndonjë sulm të mundshëm terrorist në territorin grek.
Pas kësaj, në zonë mbërriti një ekip i posaçëm i Shërbimeve sekrete greke, të cilët kryen edhe arrestimin e të dyshuarve, duke i dërguar ata në zyrat qendrore të tyre në Athinë për hetime të mëtejshme.

Propagande islamike ne Rodos? Hajde, hajdeeeeee! Pika xhihadisteve. Gjeten stan per te bere han!!!
Greku fle me kryq poshte jastekut. Greku i rodosit kryqin e perdor si jastek.
sajesa per me I ra emigrantve
THIRRJE PER LUFTE TE SHENJTE NE RODOS QUAJNE EDHE KUR DIKUSH SI KETA HALLEXHINJ QAN HALLET ME NDONJE TE PANJOHUR DHE SHAN REGJIMIN E ASAD.
KETA JANE NE PIKE TE DESHPERIMIT, EDHE KJO I KISHTE NGELUR MANGUT.