Benfica ka siguruar titullin e kampionit në Portugali për herë të parë pas katër vitesh.
Skuadra nga ‘Estadio da Luz’ arriti të fitojë 2:0 ndaj Olhaneses, duke siguruar kësisoj titullin dy xhiro pa përfunduar sezoni, pasi tani ka shtatë pikë më shumë se Porto.
Pikërisht këta të fundit kanë triumfuar në garën për titull në Portugali në tre vjetët e fundit, mirëpo këtë vit u dorëzuan para ‘Shqiponjave’.
Ky është titulli i 33-të në histori të Benficas, por vetëm i treti në dekadën e fundit, duke mbetur pas Portos.
