Bëni gati çadrat, po vijnë reshjet e shiut

Leda Hysa
Rain drops falling on an umbrella

 

Shqipëria do të karakterizohet ditën e sotme nga reshje shiu të cilat do të përfshijnë zonat malore e pastaj do të përhapen në të gjithë territorin, kryesisht mëngjesin e së hënës. Ndërkohë, pritet edhe rënie temperaturash me të paktën 6 gradë.

Sipas Meteoalb, “E diela shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin; më të konsiderueshme në Jug.

Temp. ulen mesditen e së dielës por rënie më të ndjeshme sjell e hëna – e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë Celsius të shtunën në 21 – 22 grade Celsius në fillim të javës tjetër”.

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri në mesatare gjatë pasdites.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *