“Beni” kthehet në shtëpi

Dita

Aktori Herion Mustafaraj, që ka luajtur Benin, te filmin “Beni ecën vetë” gjendet këto ditë festash në Tiranë. Nëpërmjet profilit të tij në Facebook mësojmë se ai ka takuar shumë miq aktorë, por edhe këngëtarë, mes tyre Elton Dedën me të cilin ka jetuar edhe në Amerikë.

Por në postimet që ka bërë në rrjetet sociale, po veçojmë njërin prej tyre. Herioni ka bërë edhe një foto me… shefin. Do thoni ju kush është shefi? Ai, i madhi, Saimir Tahiri. Në diçiturë ai thotë se ndihet me i sigurt se kurrë!ben

Megjithatë, mirë se u riktheve në shtëpi Beni, pa për siguri, shih njëherë andej nga Amerika, mos ka zënë leqet ndonjë gjë J . Mustafaraj, prej vitesh jeton në Nju Jork, por dashurinë për ekranin nuk e ka lënë asnjëherë pas dore.

Ai ishte vetëm 7 vjeç, kur regjisorja Xhanfize Keko, i dha mundësinë që të interpretonte rolin e Benit, te “Beni ecën vetë” (1975). E kështu të gjithë filluan ta njihnin si Beni, një emër që do ta shoqëronte jo vetëm asokohe, por për vite me radhë.

Share This Article
4 Comments
  • Gezuar Krishtlindjen dhe festat e fundvitit H.Mustafarajt,,,,qe perhere do t’a asocoj me Benin qe ecen vete.
    Sa mire me vjen qe eshte bere burre dhe vjen ne vendin e tij,ku ka lene gjurme te pashlyeshme.

  • sa me mire qe ne ”Tironen Tone” po trokasin serisht hapat e Tij e bashkmoshatarit te brezit tim…me ikjen e tyre na duket si kur ka ikur dhe femijeria jone ne nje nga lagjet me te bukura te TIRANES DJE ndaj kthimi i cdo tironsi dhe tironse te djeshem eshte nostalgji per NE te viteve ’80..!!!!

  • Sa mire qe ne ”Tironen Tone” po trokasin serisht hapat e Tij e bashkmoshatarit te brezit tim…me ikjen e tyre na duket si kur ka ikur dhe femijeria jone ne nje nga lagjet me te bukura te TIRANES DJE ndaj kthimi i cdo tironsi dhe tironse te djeshem eshte nostalgji per NE te viteve ’80..!!!! GEZUAR FESTAT E FUNDVITIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *