Letër e nënshkruar,
Dervish Malka
E nderuar Dita! Këto ditë po dëgjoja me kujdes Ben Blushin, deputet i PS-së, tek fliste sërish përçart për punën e diplomacisë shqiptare. Ai thoshte se politika që ka ndjekur qeveria shqiptare është amatore. Desha të shpreh disa vlerësime të miat. Ky Ben që mendja e ka gënjyer për të madh, po vazhdon përsiatjet e tij në politikë-bërje. Ministri i Jashtëm shqiptar shpjegoi mjaft mirë se kjo qeveri po punon fort për pastrimet e emërimeve nepotike e të pamerituara që vendi ynë ka trashëguar nga qeveria e mëparshme e që kishin bërë Sali Berisha, Jozefina Topalli e të tjerë. Kishin emëruar njerëz që nuk kishin asnjë haber nga punët e diplomacisë. Po ashtu ministri sqaroi se për të rritur cilësinë e punës së diplomacisë, po punohet me kujdes për punonjësit që do emërohen në diplomaci. Prioritet u jepet diplomatëve me karrierë, kurse të gjithë të tjerët, pasi përgatiten, merren në testim dhe u bëhet emërimi.
Zoti Blushi, gabimet që konstatoni i bëni me dije, së pari në qeveri dhe te grupi parlamentar i PS-së dhe mandej ato në Parlament etj. Për të qenë figurë e përveçme, ju nuk e ndiqni këtë rrugë. Te ju kjo vihet re kollaj. Ju zoti Blushi, në këndvështrimin tim, rreshtoheni tek dembelët që punën e shohin me dylbi. Ju shkruani disa libra dhe ato i lidhni me gjithçka. Unë ju sugjeroj të bëheni konstruktiv, sidomos në politikë-bërje. Punën tënde nuk e vlerësojmë të suksesshme edhe për faktin se vetë historia juaj është e tillë. Aristoteli shkruante “se sa qetësi do të ishte nëse njerëzit do thoshin vetëm atë që dinë”. Dhe ju zoti Blushi, duhet të thoni atë që përkon me të vërtetën. Hiqni dorë nga imagjinatat që ngjajnë me shprehjet e Saliut. Shprehjet i çoni në paralele me kohën dhe mundësisht që gjenden para syve tanë. Nëse çështjen e shohim te shprehja (analiza) e Baltasar Gracian, ku thotë: “e vërteta ju përket pak njerëzve, gabimi është pronë e të gjithëve”, dhe analiza jote është apriori.
