U kanë munguar paratë për të shkuar ne hotel dhe me pas “bileta” për të kryer marrëdhënie seksuale në natyrë u ka kushtuar mjetin me të të cilin ata kishin shkuar ne periferi te qytetit. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Durresit ne afërsi te kampusit universitar që është duke u ngritur.
Ne nje kryqëzim te larget në largësi te barabartë mes Spitallës dhe fshatit Shënavlash, në kohen kur cifti ka qenë harruar nën pushtetin e përkedheljeve , 3 persona te maskuar dhe me pistoleta u kanë shkuar dhe i kanë nxjerre gjysëm te zhveshur nga makina. Mjeti i vjedhur ka qënë makine tip Benz, nje gjah mjaft i lakmueshem ne kete sezon krize ekonomike.
2 të rinjtë janë paraqitur të tronditur ne polici dhe kanë bërë denoncim mbi aktin e grabitjes së mjetit në kryqëzimin midis ShënVlashit, Spitallës dhe Porto Romanos. Duke i u referuar burimet zyrtare të policisë së Durrësit dy të rinjtë ka qënë në prani të njëri tjetrit duke kryer marrëdhënie intime, në automjetin tip benz kur janë sulmuar nga tre persona të armatosur dhe të maskuar. 26 vjecari me origjine nga Dibra ka denoncuar aktin e rëndë të grabitjes ne policinë e Durrësit, e cila është nisur menjeherë në në vendngjarje dhe ka ngritur deri postblloqe për të bllokuar mjetin e grabitur. Dy të rinjtë nderkohë kanë dëshmuar duke dhene përafërsisht edhe të dhënat mbi tiparet që mund te kishin fiksuar tek maskat e armatosura.
Burimet policore saktësuan se dy të rinhrë kanë qënë gjysëm të zhveshur, kur në momentin që tre persona janë afruar me maskë e të armatosur, dhe nën kërcënimin e tyre, u kanë marrë mjetin, dhe sendet personale. Më pas ata janë larguar. I riu dhe vajza, duket se janë piketuar nga grabitësit ende të paidentifikuar, dhe kanë rënë pre e vjedhjes së automjetit, gjatë kohës që ata kanë qenë duke kryer marrëdhënie. (Bruno Marku)

Shpagimi me i duhur,per kaperximin e kufijve te moralit e njerzillekut.Nuk duhet harxhuar asnje liter karburant,nga policia,per te gjetur vjedhesit. Pffffffffffffff.