Benitez flet si madrilen: Jam entuziast për aventurën e re

redaktor
Chelsea's interim manager Rafa Benitez looks on before their English Premier League soccer match against Southampton at St. Mary's Stadium in Southampton, England March 30, 2013. REUTERS/Philip Brown (BRITAIN - Tags: SPORT SOCCER HEADSHOT) FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. NO USE WITH UNAUTHORIZED AUDIO, VIDEO, DATA, FIXTURE LISTS, CLUB/LEAGUE LOGOS OR "LIVE" SERVICES. ONLINE IN-MATCH USE LIMITED TO 45 IMAGES, NO VIDEO EMULATION. NO USE IN BETTING, GAMES OR SINGLE CLUB/LEAGUE/PLAYER PUBLICATIONS

Rafa Benitez fshin menjëherë zhgënjimin e humbjes së Napolit duke hipur në avionin e parë me destinacion Madridin ku do të nisë një aventurë të re në stolin e Realit. Ai zbarkoi në kryeqytetin spanjoll duke hedhur pas një eksperiencë plot ulje ngritje në Itali dhe duke hedhur sytë nga e ardhmja. “Jam shumë entuziast për aventurën e re te Reali i Madridit”, deklaroi Benitez menjëherë pasi shkeli në vendlindje.

Një deklaratë që i hap rrugën zyrtarizimit të 55-vjeçarit në stolin e “Los Blancos” pas shkarkimit të Carlo Ancelottit vetëm pak ditë më parë. Benitez u spostua në Madrid në shoqërinë e bashkëpunëtorëve me të cilët mendohet se do të punojë edhe në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë 2 viteve në drejtimin e Napolit, ai arriti të fitonte Kupën e Italisë dhe Superkupën në finalen e 2014-ës kundër Juventusit. Aventura e tij në qytetin jugor italian u shoqërua me shumë kritika pasi Benitez nuk arriti të plotësonte pritshmëritë e tifozëve dhe presidencës për një skuadër që mund të luftonte për titullin kampion. Këtë sezon, Napoli e mbylli në vendin e pestë duke siguruar vetëm kualifikimin për në Europa League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *