Pas shkarkimit të Roberto Di Mateos, Chelsea emëroi Rafa Benitez si trajner i përkohshëm. Ndonëse fitoi Champions League dhe FA Cup sezonin e kaluar, italiani u shkarkua nga Roman Abramoviç pas një serie ndeshjesh pa fitore në kampionat dhe humbjes me Juventusin në Champions. Por, edhe e ardhmja e Benitez shihet me dyshim në një klub ku stoli i trajnerit është një minë me sahat.
