Benzema dhe Riberi në gjykatë, Dehar bëhet stiliste

anazapta

Futbollistët francezë akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me Zahian ndërsa ajo ishte nën 18 vjeç. Që në atë kohë, vajza ka bërë hapa të mëdha përpara, duke shfrytëzuar mirë publicitetin

Arlinda Gjypi

Futbollistët francezë Karim Benzema dhe Frank Riberi janë vërtet në telashe, ndërsa do të gjykohen për shfyrtëzim prostitucioni të të miturve në fund të muajit qershor, pasi pranuan favore seksuale nga Zahia Dehar, e cila në atë kohë nuk kishte mbushur 18 vjeçe.

Benzema (Reali i Madridit) dhe Riberi (Bajerni i Mynihut) duhet të paraqiten në Gjykatën e Parisit në katër datat: 18, 19, 25 dhe 26 qershor. Prostituta, me origjinë marokene, u shpreh gjatë hetimeve paraprake se futbollistët kryen marrëdhënie me të por pa e ditur moshën. Të njëjtin pretendim ka pasur edhe futbollisti i Bajernit të Mynihut që u shpreh se nuk e dinte që vajza nuk kishte mbushur ende 18 vjeç. Ndërkohë Benzema deklaroi se nuk kishte fare marrëdhënie seksuale me të.

Vajza u shpreh se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Benzemën në suitën e një hoteli në Paris në maj të vitit 2008, kohë kur ajo ishte 16 vjeçe ndërsa ai 19 dhe i ka kërkuar futbollistit 1000 euro për shërbimin, por ai i dha vetëm 500.

Ish-e dashura e sulmuesit e mohoi historinë në polici, duke u shprehur se lojtari kishte qenë me të dhe jo me prostitutën natën e ngjarjes. Rasti i Riberisë është edhe më i habitshëm: akuza banohet në një orgji ku pretendohet të kenë marrë pjesë edhe të tjerë në Mynih.

Legjislacioni francez parashikon dënim që arrin në 3 vjet burg dhe 45 mijë euro gjobë për klientët që përdorin prostituta më të vogla se 18 vjeçe.

Ndërkohë Zahia Dehar pushtoi mediat italiane dje, pasi nga prostitutë kalon në stiliste dhe debuton në Paris me linjën e saj të së brendshmeve. Ajo u prezantua në Paris mes emrave shumë të njohur. Mediat italiane madje e quajnë si një nga vajzat që ka futur në telashe dhjetëra futbollistë të njohur francezë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *