Real Madrid dhe Borusia Dortmund po përgatisin një shkëmbim të rëndësishëm lojtarësh për verën e ardhshme. Gazeta “Bild” ka zbuluar se Karim Benzema dhe Ilkai Gyndogan do të ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin. Francezi nuk ndihet komod në “Santiago Bernabeu” që nga ardhja e Gareth Bale, ndaj Borusia do ta kërkojë për të zëvendësuar Levandovskin. Në dorë verdhezinjtë kanë një kartë të rëndësishme, pikërisht mesfushorin e kombëtares. Gyndogan është ndër lojtarët më të dëshiruar për Realin dhe gjermanët do të preferonin më mirë ta shisnin këtë verë, për të mos lejuar të largohet si lojtar i lirë më 2015.
