Benzema luan ndaj Barcelonës

anazapta

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se Karim Benzema do të jetë në dispozicion të skuadrës për derbin e madh ‘el Clasico’ që zhvillohet të dielën në Santiago Bernabeu. Strategu italian ka thënë se sulmuesi francez nuk do të luajë ndaj Schalkes të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, si pasojë e një dëmtimi që mori në ndeshjen ndaj Malagas. Mbretërit tashmë e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas triumfit prej 6-1 në Gelsenkirchen, ashtu që nuk do të kenë nevojë për shërbimet e 26-vjeçarit. Mirëpo, ai do t’u nevojitet në përballjen e madhe kundër Barcelonës. “Benzema nuk mund të luajë nesër (e martë), por jemi të bindur se do të jetë në dispozicion për të dielën”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për media.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *