Benzema-Ozil-Di Maria, për Bale dhe Luiz Suarez

redaktor

Reali po mendon një revolucion të vërtetë në skuadër në fazën sulmuese, si një reaksion zinxhir që nis më transferimin e Gareth Bale në “Santiago Bernabeu”. Sipas mediave angleze, më konkretisht, sipas “Mirror”, Florentino Perez nuk është tërhequr nga blerja e Luiz Suarez, por për të arritur te sulmuesi uruguajan, Reali duhet të heqë dorë nga tre lojtarë shumë të rëndësishëm, Karim Benzema, Mesut Ozil dhe Angel Di Maria, të destinuar për të kaluar në Premier Ligë.

Duke iu referuar prestigjiozes “Mirror”, Reali I ka ofruar sulmuesin francez Arsenalit, i nxitur nga fakti që 25-vjecari vlerësohet shumë nga patrioti I tij Arsen Venger, që gjithashtu synon të sigurojë edhe shërbimet e Di Marias. Por për Benzema mësohet se ka shfaqur interes edhe Machester Junajtid, që objektiv primar ka Mesut Ozil.
Nëse trioja e Realit do të bëhet pjesë e Premier Ligës, në arkat e klubit merenges pritet të shkojnë rreth 120 milionë Euro, shumë kjo që do të mjaftonte për blerë Gareth Bale, por edhe për një pjesë të kartonit të Luiz Suarez. Më shumë se realitet këto zëra duken më shumë si fantamerkato, megjithatë për skuadër të tillë si Real Madrid, asgjë nuk është e pamundur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *