“Benzi” del nga rruga, pasagjeri gjendet në gjendje kritike

Dita

Një aksident ka ndodhur sot në Urën Vajgurore, nga ku një person është plagosur rëndë.

Sipas burimeve policore, makina tip “Benz” ka dalë nga rruga në aksin Berat-Ura Vajgurore dhe ka përfunduar në vendin e quajtur “Kantina Çobo”.

Si pasojë, pasagjeri me inicialet A. K, 40 vjeç, është dëmtuar rëndë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat, por raportohet se gjendet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime më të lehta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *