Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur në një pikë karburanti në autostradë.
Për pasojë, dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar. Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se automjeti tip “Benz” është thuajse i shkatërruar nga impakti i përplasjes.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe zjarrfikësja.
a.m/dita
