Kinezët do të financojnë “Rrugën e Arbrit”.
Marrëveshja është nënshkruar mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot nis në Beograd samiti mes Kinës dhe vendeve të Europës Lindore dhe Ballkanit.
Kjo është konfirmuar nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, kjo marrëveshja është një ndër investimet që kinezët pritet të bëjnë në Shqipëri.
“U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze.
Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arbrit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm”, shkruan kryeministri.

Si shumëkush kam ëndërruar atë që thuhet se do të bëhet realitet: Rruga e Arbrit e përfshirë në planet rinovuese të qeverisë shqiptare do të përmirësojë e shkurtojë rrugëtimin nga Tirana për në lindje të trevave arbërore, madje, siç thuhet, mund të shdërrohet në koridorin më të rëndësishëm që lidh Tiranën, Dibrën, Shkupin , Sofjen, etj. Le të përfytyrojmë udhëtimin e mrekullueshëm nga sheshi “Skënderbej” nëpër urën e Brarit për tek shkalla e Tujanit, mes kanioneve mahnitëse të malit të Dajtit, luginat e Shpalit, Murrizës, tunelin e Urën e Vashës mbi lumin e Matit, luginën e Planit të Bardhë dhe tunelin e Qafës së Buallit, fushën e Gjoricës deri tutje në Dibër të Madhe. O treva të bekuara arbërore që aq madhërishëm ju ka qëndisur Natyra, më në fund shqiptari do të mund t’ju sodisë me komoditet e vitit të 13-të të shekullit XXI! Vërtet do ta arrijmë këtë mrekulli?
Dikur shkruajta: kur do të vijë ajo ditë të gëzohemi që simboli i Udhës ngadhnjimtare të Arbërit nuk do të keqpërdoret më si “antenë” politikqenërish .
http://www.revistadrini.com/2012/04/petro-luarasi-pema-tek-pragu-i-udhes-se-arberit/
eshte mire qe kontrat te lidhem midis shteteve sepse dhe korrupshioni eshte me ivogel se sa firmat e huaja te cilat duke perfaqesuar shume drejtues kompanish fantazma dhe te koruptuara kontrat behen shume korruptive dhenuk kontrohohen investimet gje qe bene te lidhen kontrata te tjera me fitime shume te vogla ose investimi i me vonshem joni te kete vlera te vogla ose koha e rifillimit te punes te tjet egjate dhe te sjelle pasoja te renda per ekonomin kam besim se kina dote tregoj veten per zbatimin e afatit se ka edhe interesat e saj per qarkullimin e mallit ne ballkan sidomos po te lejohet te perdor magazinat dhe porte tona por duhet te kontrollohet shume cilesia
Me shume gezim morem ne shqiptaret kete sihariq per hapjen e rruges se shumepritur qe çdo shqiptar tegezohet e lumturohet (siç duket dhe nga komentuesi i pare, he, iu gezofte zemra ‘!), por per ne dibranet ky eshte nje haber teper ogurmbare.
Kryeminister,
Bej ç’eshte e mundur qe te shpejtohet dita e mbarimit te Rruges se Arberit qe te arrijme ta gezojme endrren e bukur te shekullit te Ri. mendoj qe emri i saj do te evoluoje ne Rruga e Shqipeve!
Tungjatjeta, Shqipe!
Kete duhet tja kishin lene Lulushes, ai eshte i zoti te lidhi kontrata te “Medha”. E kish shprehur diku, ne e kishim bere gati po Rama e Anulloi. Harram o lulush e ti berish i sheqeres, harram 7 breza ato leke te gjakosura qe keni bere. Harram, harram harram. Zoti vonon po nuk harron. Ti o Lulush te ngeli goja te vjen keq per popullin, jepi nga ato 200 miljon Euro te vjedhura nga Rruga e Kombit. O hajdut ordiner, me gjithe babain tend shpirteror Sali koqen.