Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe procedurat e nisura nga Vatikani për shenjtërimin e kardinalit Stepinac kanë zgjuar ndjeshmëri në qarqe jo vetëm fetare dhe mediatike, por edhe politike në Ballkan.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka reaguar ashpër, po ashtu edhe Beogradi.
Në një lëvizje simbolike Patriarku Bartolomeu vizitoi kampin e Jasenovaç në Kroaci ku u masakruan nga gjermanët mbi 50 mijë serbë, 80 mijë hebrej dhe 30 mijë romë.
Për kroatët kardinali Stepaniç është martir i kombit, pasi u persekutua për 16 vjet nga regjimi komunist pas luftës.
Por ai cilësohet nga serbët si filonazist dhe udhëheqësi i parë fetar i shtetit kroat krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore me bekimin e Vatikanit dhe Hitlerit.
Edhe për Nënë Terezën gazeta thotë se ka patur lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta.
Sipas gazetës, këto dy shenjtërime nga Vatikani janë me prapavijë të qartë politike për shtrirjen e ndikimit të Selisë së Shenjtë në dy vende të Ballkanit si Shqipëria dhe Kroacia.
Kjo thotë “Kathimerini” u pa edhe në praninë e politikanëve të lartë shqiptarë në ceremoninë për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe krenarinë që shenjtërimi i saj krijoi në trevat shqipfolëse.
Kathimerini shkruan se përpjekja e Vatikanit për të krijuar një mozaik të ri të ndikimit të saj në Ballkan do të ndikojë në politikën e jashtme, kryesisht të Serbisë në rajon.





Ore kjo Kathemerini qenka si ” 55″ -ja jone.
Një shkrim i shëmtuar .Të identifikosh shenjtërimin e nënë Terezës me kardinalin kroat eshtë e njëjta gjë sikur të ngatërrosh natën me ditën Kardinali kroat edhe për mua është një fivurë e errët , ashtu si edhe Anton Arapi , i cili në një fotografi të famshëme duket i lumtur kur përshëndetet me gjeneralin nazist .
Por mjaft , zotërinj grekë , që u ka mbetur ora 100 vite prapa.Nënë Tereza ishte jeta , shpresa , humanizmi i skajshëm .Sjellja dhe jeta e saj janë frymëzim për çdo njeri , edhe për ju grekë besimtarë .Fakti që origjina e saj ishte shqiptare nuk duhet tu errësojë arsyen , duke arritur në paralelizma idiote, produkt i mëndjeve të sëmura shoviniste.
Hahaha, po me duket politika greko -serbe si ajo e Enverit qofte largut, kunder gjithe botes.O truthare nene Tereza ka vepren e saj dhjetra vjecare te pashoqe ne bote, por ju keni mbet ala me filozofine e ortodoksise si feja me e mire ne bote.Jeni fund e krye gabim.
Kathimerini i ka lajmet si gazete fshati
Me shekuj te tere ortodokset sllave dhe greke e kishin shqiptarin si hale ne sy:gezoheshin per cdo te keqe qe i gjente shqiptaret dhe u cmendeshin per cdo te mire te shqiptareve. Keto te dy kisha nuk e shohin me sy te mire bashkejetesen e muslimaneve, ortodoksve dhe katolikeve shqiptare. Dhe ajo qe eshte me e shemtuar per nje shoqeri fetare qendron ne faktin se keto kisha destabilizojne kombin shqiptar pikerisht ne percarjen e tri shoqerive fetare shqiptare.
Te ‘mirate’ e Kishes Greke mund te shihen ne sjelljen e tyre ndaj cameve, ndersa MUHAXHERIA shqiptare eshte pasqyre e “kristalte” e Kishes serbe.
Aspak nuk ma merr mendja se ortodokset shqiptar solidarizohe n me nje qendrim te tille te fqinjeve tane
JAM SHUME I LIUMTUR, PASI ATY ISHA EDHE UN ME FLAMURIN ME TE BUKURNì NE BOTE….
GREKET kane mbi 2000 vjet qe i japin njerezimit vetem nje…mut prandaj duan te ulin edhe figuren e Nene Terezes duke u treguar edhe me komunista se vet Enver Hoxha