Serbia dhe Kosova mund të shkojnë drejt një marrëveshjeje, një plan ky i kërkuar, sipas mediave serbe, nga SHBA dhe BE.
Rusia, aleatja e fortë e Serbisë, ka deklaruar më parë se do të pranojë çdo zgjidhje që pranon Serbia si të mirë për të. Serbët nuk duan të vonojnë për arritjen e një marrëveshjeje, pasi kjo kushtëzon anëtarësimin e saj në BE.
Mediat serbe shkruajnë se zyrtarët nga pala serbe dhe ato të Kosovës po përgatisin qytetarët e tyre për marrëveshjen juridike detyruese. Diskutohet që Kosovës t’i jepet një ulëse në OKB, ndërsa serbëve të Kosovës t’u jepet autonomi. Pra, kisha ortodokse serbe dhe qytetarët e etnisë serbe të kenë një status të veçantë.
E përditshmja serbe, “Blic”, citon Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të thotë se “të arrish marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, është të shohësh nga e ardhmja”, ndërsa Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e citon të ketë thënë se, “nuk është reale në këtë moment të pritet që Serbia të njohë Kosovën”, por që sipas tij këtë vit Prishtinës do t’i bëhet e mundur ulësja në Kombet e Bashkuara.
Dr. Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Stefan Surliç, shpreson që serbët e Kosovës të fitojnë autonomi të gjerë. Në gazetën “Blic” ai është shprehur se, Serbia duhet të insistojë për këtë, por edhe për pronësinë e ndërmarrjeve në Kosovë si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet, Serbia do të humbasë anëtarësimin në BE, ndërsa Kosova depërtimin në skenën ndërkombëtare.
s.a/dita

Ndermarjet serbe humben gjyqin- kontestin ne Strazburg per trashegimene e tyre pronesore ne Kroaci. E njejti parim do te vleje eedhe per Kosoven.
Ekspertet kosovare duhet per kete te konsultojne ekspertet kroat.