Beqaj: 100 milionë lekë për blerjen e protezave të Spitalit të Traumës

Elton Tafaruci
Deputetet e PS, Besnik Bare, Ilir Beqja dhe Eduard Shalsi, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku eshte marre vendimi kunder ndryshimit te rregullores se Kuvendit, e cila ka te beje me dekretet e presidentit per anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuaese.

Të pakten 100 milionë lekë do të përdoren për blerjen e protezave për pacientët që kanë pësuar trauma të ndryshme. Ishte kjo deklarata e  bërë sot,  nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj , gjatë Konferencës së 2-të Kombëtare të Traumës.

“Nëse spitali nuk ka sot proteza, ky nuk është as faji i mjekëve dhe as përgjegjësi e mjekëve, Të paktën, me buxhetin e këtij viti, meqenëse këtu u fol se duhen dhe para për të bërë më shumë për traumën, janë 100 milione lekë të reja në dispozicion për të blerë proteza, te cilat duhet të blihen sa më shpejt. Me përfaqësuesit e QSUT-së dhe Spitalit të Traumës,  kemi kaluar një periudhë të parë dhe na është dashur ta bëjmë sa më mirë dhe në mënyrë sa më të qëndrueshme që pastaj, nga ky vit e në vazhdim, të kthehet në një procedurë që bëhet në mënyrë shumë më rutinore,” tha Beqaj.

Po ashtu, aij bëri me dije se një tjetër projekt  qe do të nisë në qershor të këtij viti ka të bëjë me shpërndarjen e autoambulancave në territorin e vendit, në mënyrë që ato të shkojnë sa më shpejt pranë vendeve të aksidenteve, ndërsa aktualisht, është shtuar edhe numri i mjekëve dhe infermierëve që do të punojnë në këto skuadra.

Sipas tij, brenda muajit korrik do të nisë blerja e shumë pajisjeve mjekësore të cilat do të jenë brenda autoambulancave në mënyrë që pacientëve tu ofrohet ndihma e parë edhe gjatë kohës së transportit.

“Padyshim nuk mjafton që ajo të jetë vetëm një mjek motorik që shkon në kohë. Duhet të jetë e pajisur me pajisjet e nevojshme mjekësore për urgjencat dhe traumat. Brenda korrikut me një pjesë të buxhetit të shërbimit kombëtar të urgjencës ne do të pajisim disa autoambulanca me shumë pajisje tepër më të mira brenda” përfundoi ministri i Shëndetësisë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *