Beqaj: 6 javë afat inspektorëve që s’marrin masa për zbatimin e ligjit antiduhan

Dita

Nëse në Tiranë lokalet zbatojnë ligjin antiduhan, në qytete të tjera kanë nisur shkeljet.

Ministri Beqaj i ka lënë një afat deri në 31 mars inspektorëve që të kryejnë kontrolle dhe çdo neglizhencë do të sjellë largime nga puna.

Nëse zbatimi i kontrollit të duhanit është më i miri në Tiranë, nuk është vetëm se brenda Unazës ligji zbatohet më mirë, por se gjysma e gjobave ishin vënë në Tiranë, në raportin rreth 290 me 140.Pra, ja që zbatimi i ligjit ka edhe këtë pjesë! Nuk është qëllimi jonë që të vendosim gjoba. Por, ama, nuk mund të them të njëjtën gjë në qarqe të tjera. Dhe, minimalisht, unë jam i pakënaqur nga zbatimi i këtij ligji në tre qarqe, në Shkodër, në Lezhë dhe Gjirokastër. Drejtuesit por edhe trupat inspektuese të këtyre 3 qarqeve kanë afat deri më 31 mars. Në qoftë se në 6 javët që kanë mbetur nuk bëjnë ndryshim radikal të zbatimit të ligjit, nga inspektori e tek e gjithë trupa inspektuese, me status apo pa status, me shërbim apo pa shërbim civil, puna jonë ballafaqohet tek qytetarët“, tha Beqaj.

Autoritetet e Shëndetësisë bëjnë të ditur se do të ketë rritje të gjobave për duhanpirësit dhe subjektet që shkelin ligjin.

Beqaj do të kërkojë bashkëpunimin e deputetëve të Komisionit të Kuvendit për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, pasi në muajt e ardhshëm do të ketë sërish ndërhyrje në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *