Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është emëruar drejtues i qarkut të Shkodrës nga PS, gjatë takimit prezantues ka folur për ndryshimet e bëra në strukturat e partisë si dhe për rikthimin e tij në Shkodër.
Beqaj gjatë fjalës së tij ka thënë se është i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe të drejtorëve, ndërsa shtoi se do të shihet si kanë punuar.
Më tej ka theksuar se detyra e tij parësore është të merret me kandidaturat në qarkun e Shkodrës.
“Ndryshimet në qeveri s’është e lehtë të bëhen 7 muaj para zgjedhjeve.
Privilegj të kthehem në Shkodër. Jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve. Drejtorët nuk janë puna ime por do shohim si kanë punuar. Kam për detyrë të merrem me gjithë kandidaturat në Shkodër”, ka thënë Beqaj.
Për mungesën e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati gjatë prezantimit në Shkodër, ai ka thënë se ai nuk “është as në Shkodër dhe as në Tiranë”.
Sa i përket zgjedhjeve lokale Beqaj tha se kjo është një “çështje që e di presidenti”.
o.j/dita

Se mos vjedhesh sapunat dhe peshqiret e hotelit,or Beqe,se huqi del me shpirtin?
Bravo o Beqo .!!
Eshte e veshtire teknikisht ndryshimet e ministrave ne PS ne kete kohe te shkurter ,thote ky Beqo .Kot fare .
Vetem kjo fjale per tu justifikuar vjedhjet tuaja te te gjithe rilindasve , ju ka ngelur .
Jeni per tu qare me llahinka o Beqo .
Ne te semes ore hajdut