Ministria e Shëndetësisë pritet që brenda këtij viti të pajiset me një helikopter që do të përdoret për shërbimin e emergjencave.
“Dita” mëson se fondi limit i vënë në dispozicion të kësaj ministrie është 558.333.333 lekë pa TVSH të cilat do të përballohen nga Buxheti i Shtetit.
Mësohet se tenderi do të bëhet në muajin nëntor. Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë ka në organikën e saj njësinë e transportit mjekësor me helikopter.
Kjo njësi është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrit Nr. 135 datë 20.3.1995 “Për krijimin dhe funksionimin e njesise se transportit mjekesor me helikopter” dhe është riorganizuar me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 8 datë 08/01/2001 “ Për ndarjen e Njësisë të Transportit Mjekësor me helikopter nga struktuara e Drejtorisë të Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë”. /E.K

Shume mire ide e shkelqyer per sherbim kndrejt popullit,ne cdo vend te botes ka helikoambulanza…
Shume mire e ka menduar ministri dhe stafi i vet. Ne vend qe 5 milione dollare t’i ndaje ne shume tendera te vegjel, i fut te gjitha ne nje dore. Dhjete perqindeshi eshte 500,000 dollare dhe keshtu realizohet plani i nentorit…
para se te blej helikopter te plotesoj nevojat emergjente per ilace. nuk ka paracetamol ne spitalin e Vlores. E blejme jashte me lek.
Bravo!
ti je palle o i pavlere
Porosi e shkelqyer. Dhi e zgjebosur dhe bishti perpjete. Po pajisjet, personeli, gadishmeria, eshte llogaritur kjo kosto? A e di ministri se elikopteri qe transporton te semuret ne spital i duhet edhe vend per tu ulur dhe per tu ngritur. Ku do te jete ky vend ne ambientet e spitalit?
Ne skemi benzine per motorat e policise rrugore. Kriminelet qe vrane Santon nuk u kapen se mbaroi benzina motorrit, po per elikopterin ka benzine te mjaftueshme?
Do te uroje 1 goje qe do shpetoje elikopteri, por po te mallkojne perdite ata qe po vuajne ne spitale e ambulanca.
Me kaq para blen 12 elikopter,
kjo shifer duhet te jet gabim