Beqaj: Sistemi shëndetësor s’mund të funksionojë pa informacion të saktë

Herion Mesi

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori pjesë sot në takimin për paraqitjen e manualit të treguesve shëndetësorë, nga ku nënvizoi rëndësinë e këtij dokumenti për përsosjen e sistemit të informacionit shëndetësor në Shqipëri.

Beqaj vuri në dukje se situata mbetet problematike nëse i referohemi informacionit lidhur me financimin e sistemit shëndetësor, personelin shëndetësor, apo aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore.

“Është koha për të dhëna më të sakta dhe më të mira për shëndetin e njerëzve. Nga kjo pikëpamje, paraqitja e këtij manuali shëndetësor sot është një hap shumë i rëndësishëm në operacionalizimin, forcimin dhe përsosjen e sistemit të informacionit shëndetësor në vendin tonë”- tha Beqaj.

Gjatë takimit ai përmendi disa nga hapat e ndërmarra nga ministria si, regjistri elektronik i kontrollit bazë shëndetësor, karta e shëndetit, shëndetësia elektronike, receta elektronike, nënshkrimin elektronik, prenontimi elektronik i vizitës, regjistrat e sëmundjeve dhe llogaritë kombëtare të shëndetësisë. /H.M/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *