Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në një prononcim për mediat e cilësoi të rëndë ngjarjen e ndodhur sot, ndërkohë bëri me dije angazhimin e mjekëve të specializuar dhe furnizim i plotë me të gjitha mjekimet e nevojshme.
Beqaj tha se dëri tani, 11 është numri i të plagosurve ku, 8 prej tyre janë në reanimacion dhe 4 paraqiten në gjëndje të rëndë, që sipas tij, do të thotë djegie e trupit në masën mbi 50%.
Po ashtu, ai tha për raste urgjente, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur kontakte me një qendër të specializuar për djegien në Athinë, për çdo rast kur do të nevojitet dërgimi i të plagosurve atje.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Vlorës, i pranishëm në ambjenet e QSUT së bashku me ministrin , rikonfirmoi gjëndjen e rëndë të disa prej të plagosurve, ndërkohë që lidhur me ngjarjen bëri me dije se është njoftuar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur.