Beqiraj: Do luftojmë korrupsionin në dogana

Dita

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Irena Beqiraj doli para mediave këtë të mërkurë duke rënditur një sërë faktorësh, që sipas saj, kanë ndikuar në uljen e të ardhurave.

“Është trefishuar lista e makinerive që përjashtohen nga TVSH, ka ulje në importin e materialeve të ndërtimit, një politikë e qeverisë deri kur të mbarojnë proceset administrative-territoriale, edhe renta minerare ka më shumë ulje në të ardhurat e Doganave. “Bankers” ka ulur sasitë krahasuar me 2014 me 121 mijë ton naftë bruto, naftë që nuk është eksportuar. Kjo ka ardhur si pasojë e uljes së çmimit të naftës, ndaj subjekti nuk eksportoi dhe ka vendosur të presë rritjen e çmimit të naftës në bursë. Ka një rritje të lehtë në sasitë e importuara të minerareve. Por ulja e disa të dhënave në doganave ka ardhur edhe për disa arsye të tjera, si ndryshimi i kulturës import-prodhim vendas. Kemi 32 ton më pak import të duhanit pasi është rritur prodhimi vendas, ndërkohë që është ulur edhe importi i energjisë elektrike, po për shkak të rritjes së prodhimit vendas”, deklaroi Beqiraj.

Share This Article
1 Comment
  • Fatkeqesisht vazhdojne te futen mallra pe dogane te cilat,jo vetem ulin te ardhurat e doganave por bejne dhe nje konkurence te pa ndershme duke demtuar bizneset qe jane shume korekt me shtetin.I uroj drejtoreshes se re sukses ne pune se sa per te kaluaren ishte vetem fasade dhe asgje tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *