Sekretari për programin e Partisë Socialiste, Ilir Beqja në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me publikimet jot ë sakta të INSTAT-it.
Në deklaratën e tij Beqja u shpreh se:
“Ja çfarë bëjnë Saliu dhe Jozefina: Në faqen 671 të fletores zyrtare është publikuar vetëm vendimi I miratimit të programit por jo vetë programi, pra programi i statistikave zyrtare I fshihet publikut. Fshehja dhe vonesa në publikimin e programit statistikor është një sëmundje e vjetër e INSTAT-it. Edhe pse programi është miratuar zyrtarisht, INSTAT vijon të mos e respektojë kalendarin e publikimeve. Në datën 15 Shkurt duhet të publikoheshin rezultatet e anketës së forcave të punës për vitin 2011, por ende nuk janë publikuar. Saliu thotë që janë krijuar mijëra vende pune por ata janë të padukshëm. Sipas asaj që publikon INSTAT në fund të 2012-ës të punësuar janë 927mijë e 400 vetë. Po sipas INSTAT në fund të vitit 2008 të punësuar janë 974 mijë e 70 vetë, pra 46 mijë e 600 vetë më pak. Kë të besojnë shqiptarët, Saliun, administratën e tij apo realitetin? Në datën 28 Shkurt duhet të publikoheshin të dhënat paraprake nga rregjistrimi i njësive ekonomike bujqësore por nuk janë botuar. Po për bujqësinë kë të besojnë shqiptarët? INSTAT në një vend thotë se në vend tonë ka 353 mijë ferma, ndërsa tek publikimet e CENSUS-it, INSTAT thotë se në Shqipëri janë 313 mijë njësi ekonomike në fshat. Kë të besojnë shqiptarët? Para një ore Saliu tha se 92% e nxënësve që mbarojnë arsimin e detyrueshëm, mbarojnë edhe shkollën e mesme. Po të dhënat zyrtare të publikuara çfarë thonë? INSTAT thotë se në periudhën 2008-2010 kanë mbaruar arsimin e mesëm sëbashku të përgjithshëm dhe profesional respektivisht: Në 2008-ën 31 mijë vetë, në 2009-ën 34 mijë vetë, në 2010-ën 34 mijë e 800 vetë. Po cilët janë këta nxënës? Janë ata që në peridhën 2004-2006 kanë mbaruar arsimin e detyrueshëm. Po sa janë këta? Ja çfarë thotë INSTAT: Në 2005-ën 59 mijë vetë, në 2006-ën 58 mijë vëetë, në 2007-ën 55 mijë vetë. Pra duket qartë se nuk janë 8% ata që nuk e mbarojnë dot shkollën e mesme po janë 40%. Për të mos folur për statistikat e rendit dhe të sigurisë publike që INSTAT nuk ka asgjë. Vazhdon ky kaos edhe pse para pak javësh u miratuan ndryshime në ligjin e statistikave, prandaj në Shqipëri çështja nuk është tek miratimi i ligjit por tek zbatimi I tij. Ja pse duhet vënë llogaridhënia e zbatimit të programit statistikor në Kuvendin e Shqipërisë. Ne këtë do ta bëjmë në 100 ditët e para të qeverisjes, prandaj duhet zgjidhje politike, prandaj duhet Rilindje në 23 Qershor 2013.”