Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Beqja e Celibashi u përgjigjen akuzave të opozitës për nepotizëm
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Beqja e Celibashi u përgjigjen akuzave të opozitës për nepotizëm
Lajm i fundit cicerr

Beqja e Celibashi u përgjigjen akuzave të opozitës për nepotizëm

anazapta
Published November 2, 2013
Share
SHARE

Dy ministra të kabinetit “Rama” u përgjigjen akuzave të opozitës për nepotizëm. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, thonë se kunatat e tyre janë prej vitesh eksperte në fushat ku ushtrojnë detyrat dhe emërimet e tyre nuk kanë pas anjë lloj ndërhyrjeje. “Eranda Çuçi nuk është emëruar rishtazi në administratën doganore, por ajo është një eksperte në fushën e doganave, tashmë prej 23 vitesh. Ajo është punësuar duke iu përgjigjur thirrjes së konkursit të hapur, të organizuar për herë të parë nga Ministria e Financave, qysh në vitin 1991, fill pas mbarimit të Fakultetit Ekonomik në degën ‘Sferë Qarkullim’”, tha ministri Ilir Beqja.

“Kunata ime, bashkëshortja e vëllait tim, në vitin 1999, kur sapo ishte diplomuar, së bashku me dhjetëra studentë të kohës, në përgjigje të një ftese të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, mori pjesë në një konkurs për të fituar një të drejtë për punësim në shërbimin doganor. Nga konkurrimi doli në 10 më të mirët që fituan të drejtën të punonin në shërbimin doganor. Ka filluar punë në këtë shërbim në vitin 2000, në doganën e Kapshticës. Në vitin 2001 është transferuar në Doganën e Tiranës. Njohja me vëllanë tim dhe më tej bashkëjetesa e tyre daton në vitin 2002. Pra shihet qartë se kunata ime është në atë detyrë në mënyrë të pandërprerë që prej 14 vitesh, përfshi këtu edhe 8 vitet e qeverisë së PD, pa asnjë lidhje a ndërhyrje timen!”, sqaroi Celibashi.

anazapta November 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • [email protected] says:
    November 2, 2013 at 2:24 pm

    kjo po qe eshte hipokrizi e perditesuar,kane qene me te mirat a thua ne nuk e dime se konkurset jane nje farse e civilizimit shqiptar,po te investigosh fituesit te gjithe dalin fare e fis,dhe nuk gjen nje koker te humburi ne listat fituese

    Reply
  • geno says:
    November 2, 2013 at 3:34 pm

    Paskemi lehur kot 8 vjet kunder pushtetit te Saliut, kur udheheqja e RILINDJES I KISHTE MOTRAT, KUNATAT, VELLEZERIT, GRATE, NUSET NIPERIT, KRUSHITE E DHENDURET NE KUPOLEN E ADMINISTRATES SE sALIUT. DHE KOT FLITET PER LARGIME TE ASJA ADMINISTRATE, MBASI FAMILAJRET E UDHEHEQJES SE RILINDJES JANE PO TAY DHE MADJE PO GRADOHEN NE DETYRA. DMTH, SA PER TE HEDHUR HI SYVE SE GJOJA PO REFORMOHET E PASTROHET ADMINISTRATA, PO HIQEN VETEM CA MALOKE TE MJERE TE ZBRITUR NGA SHKREPAT E MALSIVE TE VERIUT, TE CILET NUK KANE ASNJE LIDHJE ME UDHEHEQJEN E pD, SE NE FAKT GRATE, BURRAT, KUNATAT, FEMIJET DHE DHENDURET E ISH-DEPUTETEVE DHE TE DEPUTETEVE E POLITIKANEVE TE PD JANE AKOMA NE PUNE NE POSTE DREJTORESH E NE ZYRA KU BEHEN LEKE.

    Reply
  • Haruni says:
    November 2, 2013 at 3:44 pm

    Ceshtja eshte shume me e thjeshte, “nuk kane filluar pune tani me Rilindjen, por kane njera 21 dhe tjetra 14 vjete qe jane ne ato vende. Hallall, jane specialiste le te rrijne ne pune.
    Por ka nje gje qe, edhe keto si gjithe te tjeret te kalojne ne skanerin e SHKB-se, jane apo jo te pastra. Sepse nuk te linte kollaj Bodia ne dogana pa sponsorizuar PD-ne, apo pa paguar gjobat zyrtare te drejtoret. S’po flasim per teserat e partise se, qe jane anetare te PD-se kjo dihet por mos jane te zgjedhura ne forume. Kesaj si do tja bejme pastaj. Mos na ndodhe qe te krifen me Spiropalin qe eshte “Cuperline” dhe keto kane experience.
    Por hajde se puna e partive eshte si puna e duhanit, mua me pelqen Marlboro, ty te pelqen Kooper….
    Dhe nuk ka fare vend per ta zgjatur me arsyetime koti. Cdo njeri e ka gjetur nje zgjidhje. Do futim sherrin ne farefis tani apo te na akuzojne edhe ministrat tane qe ja tani qe u bere ty minister me hoqen mua prej pune, mos o zot na ndahen edhe nga burrat, na mbeten dhe ata pa gra.

    Reply
  • neutral says:
    November 3, 2013 at 12:57 am

    Pra, Berisha nuk paska bere spastrime ne administrate, si puna juaj qe ia keni nisur me fshese te madhe. Shume shpejt ju doli boja … Tani, Arben duka le te na beje nje bejte se i kemi qejf.

    Reply
  • lena says:
    November 3, 2013 at 4:30 pm

    Jam nje doganiere qe kam punuar me dy zonjat ne fjale. Te them te shkelqyera dhe te afta, eshte pak. Por duke qene se kam punuar me to, dhe une jam ne sistemin doganor qe ne vitin 1993, eshte mire qe publiku te informohet, sepse I merr gjerat shabllon pa ditur sesi funksionon vertet ne dogane. Zonjat ne fjale kane pas raprezalje nga PD kur erdhi ne 2005 vetem se ishin kunatat e tyre, pavaresisht se futja ne sistemin doganor e tyre ka qene sapo ato kane mbaruar universitetet, me konkurset me te sakta qe jane bere atehere nga KAM-Albania (te huaj qe asistonin per doganat), te paqena kunata te personave ne fjale. Si nje kolege qe kam punuar me to, indinjohem. Njeren PD e coi ne Bajze te Shkodres, tjetren e la me bebe te vogel me turne (edhe naten) ne rinas, pavaresisht se te thuash qe punoj ne dogane duket fjale e madhe! Pse do I prishnin pune keto dy femra Saliut, me nje fjale ai justifikohej qe nuk po I heq. Nderkohe, ne dogane te tiranes, behej nami, nje here e merrte klani I bodes, nje here I flamur nokes, e njehere I dibraneve. Dhe keto nuk I ka sjelle qeveria socialiste ne dogane te tiranes, por I solli flamur gjymishka I pd, kur levizi ne korrik mbi 60 doganiere, vetem te mbronte te tijet larg levizjeve te para qe do kapte sistemin doganor. Vetem une punoj aty e di qe keto zonja nuk kane post ne dogane dhe nuk kane pozicion te lakmueshem! Eshte e turpshme, per ate Zot!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?